E varrosën shkrimtarin që të flitet për Piktorin!

0
52
Nga Kim Mehmeti 

Sot ishte dita kur u bë varrimi i shkrimtarit tonë të madh. Dhe i vetmi folës që u nda nga i ndjeri ishte Kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk tha thuajse asgjë për të ndjerin, por i radhiti të gjitha hallet që ia kishte shkaktuar vdekja e tij.

Andaj të gjallët që e dëgjonin mund të kenë menduar se ishin mbledhur që ta qetësonin Piktorin e tronditur nga kërkesat e të brengosurve për vendvarrimin e të ndjerit, e jo për ta nderuar shkrimtarin dhe për t’u shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Por sidoqoftë mirë që nuk pati më shumë folës dhe që foltoren nuk e pushtuan të gjithë vajtuesit dhe ‘kufoma ngrënësit’ profesionistë që kemi. Mbase mungoi vetëm edhe fjala e Kryeministrit të Kosovës.

Edhe atë jo pse në Shqipëri vdesin më shpesh njerëz me nam e nishan, e që ia mundësojnë Piktorit t’i varros ata që të flitet për të, por që të rrëfente sa trishtueshëm e kishte përjetuar natën e parë pa shkrimtarin mes të gjallëve.

Me rëndësi është se në këto homazhe nuk mungoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u ngut t’i ofrojë shpatullat për dënesje vejanes së shkrimtarit. Si dhe t’u dëshmojë të pranishmëve se në Bashkinë që ai drejton dikasteri i hajdutërisë dhe ai respektit ndaj artistëve janë të ndarë dhe nuk e dëmtojnë njëri tjetrin.

Po pra, sot u bë varrimi i shkrimtarit me të cilin mburrej dhe do të mburret shqiptaria. Dhe organizatorët e  ceremonisë mortore nuk kishin harruar që të ndjerit t’ia plotësonin dëshirën që si urryes i fesë së prindërve të vet mysliman mbase e kishte ëndërruar gjatë të jetës: që mbi kokë ta kishte kryqin.

Ku ta dish, mbase edhe asgjë nuk mund të ishte ndryshe përpos që edhe në ditën e tij të fundit mbi këtë tok të ndjerin ta përdornin vetëm ata të cilëve ai ndershëm u kishte shërbyer gjatë tërë jetës së vet: të pushtetshmit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here