Pritet të jepet vendimi për mandatin! Fredi Beleri del nga burgu dhe mbërrin në KQZ

0
80

Fredi Beleri ka lënë ambientet e burgut dhe ka mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, aty ku në orën 10:30 pritet të nisë mbledhja ku do të vendoset për vlefshmërinë e mandatit të tij si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Mandati i Belerit ishte planifikuar të shqyrtohej ditën e djeshme, por u shty për ditën e sotme me kërkesë të avokatëve të tij, duke pretenduar se nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij.

Siç shihet edhe në fotot, Beleri ka mbërritur në ambientet e KQZ-së me forca të shumta të policisë së burgjeve nga burgu i Fierit.

 

Mandati i Fredi Belerit pritet të shpallet i pavlefshëm nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, gjë e cila do i hapte rrugë zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës.

Kryeministri Edi Rama pritet të kandidojë ish-ministrin e LSI-së, Vangjel Tavo, me të cilin ka filluar prej kohësh fushatën, duke e emëruar dhe prefekt të Qarkut Vlorë. Ndërsa nga krahu i PBDNJ-së së Vangjel Dules po përflitet emri i Petros, djalit të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor, teksa u bë kandidati i parë në zgjedhjet lokale që fiton zgjedhjet nga qelia, teksa garonte për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak. Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here