Vangjel Tavo zgjidhet kandidat i PS për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës

0
63

Partia Socialiste ka zgjedhur kandidat me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavon. Tavo u zgjodh me unanimitet të plotë.

Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan për Tavon.

Siç duket ky është një vendim i diktuar nga kryeministri Rama pasi kujtojmë se në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.

Nga ana tjetër, kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.-

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here