Gjenialiteti i Bollinos/ Manual si të votohet kundër Berishës

0
219

Etja për të fituar shumë dhe me çdo çmim, i shtyn njerëzit t’i ndërpresin marrëdhëniet me logjikën. Pronari italo- shqiptar i Report TV, Carlo Bollino, ka botuar këtë të martë një shkrim ku ka thyer edhe rekordin e sondazhit që publikoi në kohë të pandemisë, atë se Rama është lideri botëror më i dashur për italianët.

Këtë herë Bolino ka shfrytëzuar rezultatet e turit të dytë të zgjedhjeve në Francë, për t’u propozuar shqiptarëve një model se si të votojnë kundër Berishës. Në 7 korrik, e majta dhe qendra në këtë vend mbështetën kandidatët e njëra- tjetrës në balotazh, në mënyrë që mos lejonin fitoren e partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.

Lexo me tej:

Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha

Duke u nisur nga kjo, ish reporteri puliez i kronikës së zezë, shkruan: “Gjendja e Francës është shumë e ngjashme me atë të Shqipërisë. Opozita që tashmë ka rënë përfundimisht në duart e Sali Berishës, e tremb popullin shqiptar ekzaktësisht si Le Pen tremb popullin francez”. Por në editorialin e tij Bolino nuk mjaftohet me kaq, ai rreket dhe të argumentojë ngjashmërinë absurde mes dy vendeve: “Eksperienca e Francës tregon se… një komb i tërë mund të mobilizohet jo kundër qeverisë, por tamam kundër opozitës. Një reagim vetëmbrojtje kolektive që ndodh kur konsiderohet që opozita (në rastin e Francës e përfaqësuar nga ekstremi i djathtë i Marine Le Pen) është më e rrezikshme se qeveria. Në Francë votuan kundër opozitës së Le Pen edhe ata që nuk e duan qeverinë e Macron, duke mbështetur koalicionin e majtë që në turin e parë kishte humbur”, shkruan ai.

 

Natyrisht është e kotë që për prtetendime të tilla të japësh kundër argumenta serioze. Eshtë e kotë të thuash se për afro gjysëm shekulli të gjitha forcat në Francë, ata që e konsiderojnë veten pro republikanë, të majtë apo të djathtë qofshin, bashkëpunojnë me njëri- tjetrin pa konplekse kundër partisë të familjes Le Pen. Dhe ky bashkëpunim nuk është antiopozitar (Fronti Popullor që u rendit i pari ishin po ashtu në opozitë), apo se opozita frikëson, siç pretendon pronari i TV që emeton nga godina me 1 euro, por kundër ideve nacionaliste, ekstremiste e ksenofobe.

 

E njëjta fabul është përsëritur gjithmonë aty edhe kur Zhak Shirak u rizgjodh president me votat e të majtës në 2002-shin, kundër Zhan Mari Le Pen, edhe dy herët kur Makron fitoi ndaj së bijës.

 

Pra krahasimi i opozitarëve Marine dhe Sali është një çmenduri. Por ai ka vlerë për t’ua teguar si model studentëve të gazetarisë se deri ku mund të të shpjerë zelli për të shërbyer dhe dëshira për të manipuluar. Nëse zanati i Bollinos ka qenë kronika e zezë, media e tij e theu rekordin kur raportoi se Klodian Rasha u vra se qe i armatosur. Tani si specialist i gjeopolitikës, ai mund të shkaktojë vetëm të qeshura.

©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here