Meta i kauzave te medha, perballe narkopolitikes hajdute, pa atdhe dhe pa parime!

0
51

Meta i kauzave te medha, perballe narkopolitikes hajdute, pa atdhe dhe pa parime!

Propaganda e paguar ka pasur dhe ka nje objektiv te vetem tezën qe te gjithe politikanet jane njelloj, me qellimin vetem qe te krijoje alibi per Ramen dhe rilindasit e korruptuar, pa atdhe dhe te inkriminuar.

Por shembulli i Ilir Metes e rrezon dhe e derrmon nje tezë te tille pasi kauzat e medha te mbrojtura ne vazhdimesi prej tij tregojne qarte se politikanet nuk jane njelloj dhe se veprimet e kauzat, si dhe sinqeriteti dhe koherenca i dallojne qarte ata.

Per kedo qe e ka memorjen te shkurter apo qe ja shkurtojne qellimisht me pagese, po ju rrefej ne menyre kronologjike se:

Meta ishte i vetmi Kryeminister qe ne kulmin e suksesit politik dha doreheqjen ne emer te integrimit europian per te zgjidhur ngercin politik te krijuar nga Nano pas Dushkut dhe per zgjedhjen e presidentit.

Meta duke dhene doreheqjen si zv.kryeminister dhe krijoi ne 2004 nje force politike te re LSI per te ndalur arrogancen e Nanos dhe te Partise Socialiste qe kishin krijuar nje bllokim te shtetit dhe integrimit europian dhe mundesoi rrotacionin politik, por nuk mori pjese ne qeverine e porsakrijuar nga Berisha ne 2005.

Meta megjithse ne opozite ishte i vetmi qe mbeshteti fuqimisht e mbushi sheshet e Shqiperise permes LSI Levizjen per mbrojtjen e Kushtetutes si dhe Komitetin e Mbrojtjes se Kushtetutes te drejtuar nga gazetaret Andrea Stefani dhe Artur Zheji nga ndryshimet famekeqe te 2008 si dhe beri edhe greve urie ne Kuvend per te shpetuar vendin nga keto ndryshime vrastare.

Meta ne vitin 2009 permes nje aleance parimore me PD mbrojti integrimin, shpetoi vendin nga kaosi dhe kjo aleance ju dha shqiptareve gjënë me te madhe liberalizimin e vizave per te levizur te lire ne Europe.

Meta vetem ne emer te parimeve edhe kur u akuzua padrejtesisht nga prokuroria e kohes ne 2011 nuk u pranoi te mbyllte çeshtjen me procedure si shume politikane te tjere, por e fitoi 5 me 0 ne Gjykaten e Larte.

Meta si Kryetar i Kuvendit me nje aksion parimor te jashtezakonshem politik parimor duke perfshire edhe opoziten dhe realizoi votimin me 140 vota te Reformes ne Drejtesi duke evituar votimin e nevdritshem permes shitblerjes se votave ne Kuvend nga Rama dhe rilindja

Meta vetem ne emer te mbrojtjes se pluralizmit politik dhe kunder çdo interesi te ngushte partiak ne vitin 2017 beri gjithshka dhe vetem fale tij opozita mori pjese ne zgjedhje duke evituar rrenimin e pluralizmit ne Shqiperi.

Meta vetem ne emer te integrimit europian dhe mbrojtjes se pluralizmit politik shtyu zgjedhjet lokale te 2019 duke ju vene perballe regjimit te rilindjes.

Meta si President vetem ne emer te interesit kombetar beri nje mbrojtje unikale te çeshtjes se kufirit detar me Greqine duke treguar nje dimension shteteror dhe patriotik pa precente.

Meta si President vetem ne emer te parimeve beri mbrojtjen shembullore te Kushtetutes nga sulmi mafioz i rilindjes dhe manifestimi historik i 2 marsit mbetet nje nga faqet me te ndritura te politikes dhe unikale te pluralizmit shqiptar.

Meta mbrojti hapur kufijjte e Kosoves nga ndarja dhe coptimi si dhe goditi shume rrepte dhe vendosmeri Ballkanin e Hapur duke mbrojtur interesat kombetare dhe integrimin europian.

Meta edhe kur rilindja dhe Rama benin tentativat per shkarkimin e tij i mundi ne Komisionin e Venecias si dhe ne Gjykaten Kushtetuese i mundi sepse u vendos fort ne emer te parimeve.

Meta si President i Shtetit dhe i Partise se Lirise vetem ne emer te pluralizmit politik dhe mbrojtjes te demokracise nga markoshteti dhe jashte çdo interesi partiak, ka mbeshtetur Partine Demokratike ne luften e saj pas rrembimit mafioz te vules qofte me shpalljen e zgjedhjeve te pjesshme lokale te kater bashkive ne 2022 apo ne zgjedhjet lokale te vitit 2023.

Perfundim:
___________

Shembulli dhe dimensioni parimor i kauzave te medha te Ilir Metes eshte shembulli, qe rrezon e thermon tezën te gjithe politikanet jane njelloj.

Politikanet nuk jane njelloj sepse ka politikane te kauzave e parimeve te medha si Meta, por ka dhe narkopolitikane si Rama.

Kauzat e veprimet e politikaneve jane ne syte e te gjitheve dhe kjo i dallon menjehere patriotin Meta qe mbron detin, Kushtetuten, pluralizmin nga narkopolitikani Rama qe shet detin dhe shkel Kushtetuten dhe dhunon pluralizmin.

Politika e parimeve dhe kauzave eshte e vetmja, qe shpeton Shqiperine nga zhberja dhe shpopullimidhe ky eshte edhe kriteri i vetem per vleresimin e çdo politikani, ndersa pallavrat rilindase te dites si dhe palaçot 24 oresh te paguar prej saj i merr era dhe i con ne Sharre te fusha e plerave se inceneratori nuk ekziston.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here