“Dritë hijet” e 8 urdhër arresteve të SPAK për inceneratorin, kush i pastroi 20 mln euro?

0
39

Nga Ola Xama

Sa i takon masave të arrestit që u njoftuan sot, implikimet penale të Ymerajt, Tollkuçit, Ciafflagiones, Druijts dhe Lappat, kanë dalë në pah që te argumentet që ka paraqitur prokurori i çështjes në fund të korrikut një vit më parë, kur u depozitua kërkesa për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjurmët e parave drejt Hollandës, kompanisë ‘Integrated Energy’ dhe ‘Almares Management’ apo firmave të vogla që bënin shkarkimin e parasë ‘cash’ dhe mashtrimin me tvsh në Shqipëri, janë diktuar prej kohësh. Nuk ka asnjë shpjegim se përse është pritur kaq gjatë për të kërkuar masat e sigurisë, dhe nuk besoj që arsyeja të jetë suksesi i operacionit të arrestimeve.

Të vështirë e kam të besoj se të dyshuarit janë ata që kanë pastruar dhe përfituar 20 milion euro dhe që pronarë faktikë të inceneratorit janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Zoto shfaqet si personi që kujdeset për rezervimet e hoteleve, biletave, regjistrimin e dokumentave dhe që mbante llogaritë e firmës. Në asnjë rast, dikush që merr rolin e ndihmësit të një organizate kriminale, nuk mund të jetë kreu i saj.

Nëse SPAK vazhdon me retorikën se pronarët faktikë janë Zoto dhe Mërtiri, kam bindjen se përgjegjësia mund të arrijë deri te pastruesi i Integrated Energy, por nuk do të shkojë asnjëherë lart.

Po nuk u zbardh se si u morr përsipër financimi me një studim që shkarkoi në internet Klodian Zoto, kundrejt një plani të plotë që kishte dorëzuar IFC; mbi çfarë baze dhe modeli financiar të bazuar në kontratë është mbledhur tarifa e dherave; dhe si është e mundur që Ministria e Infrastrukturës si autoritet kontraktor nuk pa që nuk kishte incinerator, por firmoste situacionet për punime që nuk ekzistojnë, hetimet mirë është të mbyllen që sot. Mirë është që dhe masat e arrestit për këta fakirët të anullohen dhe ato pak lekë që kanë marrë nga inceneratori të shpenzohen në Shqipëri.

Për mua testi i Strukturës së Posaçme është inceneratori i Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here