KryeGrotesku i Harkut apo Klubit Euroatlantikas”.

0
103

Gjeneral Piro Ahmetaj:

Paraprakisht, ri-sjell në vëmëndjen politike dhe publike një opinion të publikuar gjerësisht në Shtator 2021: “fundi me turp i leadership-it të Lulezim Bashës”, ku edhe kam premtuar: “asnjë minut më me kalin e ngordhur”, ose “don’t hit the dead horse”, që nënkupton, se sa më shumë e godet aq më shumë kutërbon!

Premtova kështu, pasi 5 muaj para zgjedhjeve (Nëndor 2020) në funksionin e “Këshilltarit për SK”, kisha rekomanduar një “Draft-plaformë fituese” duke e paralajmëruar, z.Basha: “për humbjen që e priste PD në zgjedhjet e 2021”, nëse: “nuk vetëçlirohet nga mashtrimet piramidale (p.sh mbi 200  Ministra); nga mungesa dëshhpëruese e besimit, korezionit, Yes menët, telefonatat erotiko-politike si dhe nga presioni i kopesë me ish-zyrtar mjerisht të paditur, hajdut dhe të tjerë sekserë të stërvitur rrotull tij” !  

Pavarësisht paralajmeve, një javë mbas humbjes turpëruese të zgjedhjeve të 25 Prillit i bëra publikisht thirrje arsyes fisnike (kallza nëpër borë) të z.Basha që “të dorëhiqej”, pasi e çmoj/a jo vetëm si akt-personal por edhe përgjegjësi të lartë shtetërore për ta çliruar PD nga riciklimi sekti i fitimtarve të humbjes së radhës“. Nga ana tjetër, i bëra mesazh publik z. Berisha si dhe “faktorëve me kockë fisnike”: “mos i bëni funeral poshtërues PD-së, duke ri-zgjedhur, më keq, ri-emëruar në krye të saj një humbës serial/8-vjeçar”! 

Por ish-Kryetari, (tashme vulëhumbur) as e mendonte dorëheqjen, por vetë Ai, duke ndërsyer kopenë e koneve rreth Tij, përfshi ushtrinë që bashkë me byrekët falas konsumonin edhe diarenë e port-haleve të familjes, disa defiçentë lokalë, etj; oponencën e fortë dhe thirrjen për dorëheqje, e qesëndisnin (përfshi te koleg/aktorë në Washington, Bruksel, etj) me shpifje mjeranësh, si: “mllefe personale nga mungesa në listë, apo dhe si (mos) garanci për tu rreshtuar dhe bindur disiplinës partiake, etj”! Ndërsa Po, mavro-Leaderit L.B: “ja njoh për nder që, nuk nuk u gdhiva në listën që si-struci e bëri natën”. Por: “kam keqardhje në mos neveri” që u investova me gjithë kapacitetet, integritetin dhe lidhjet Euroatlantike, 1 “Leaderi të Mbaruar”, që nuk kishte as qëllim dhe as këllqe, të fitonte ndonjëherë ndaj E. Ramës. 

Nuk do doja të shkelja premtimin “për të mos u marrë më” me këtë Leader Vulëhumbur, ose “kalin e ngordhur”. Kështu bëra deri para 4 muash, kur një koleg i njohur përtej Atlantikut, me pyeti: “si e lexon ti/gjeneral” deklaratën e Kryetarit zyrtar të PD-se, L. Basha: “do të depozitoj (pa pikë turpi e bëri) në Kuvend një amendament për alokimin e 50 milionë € ndihmë ushtarake për Kosovën”? Kështu e shkela premtimin (1) dhe përtej humorit bëra një vlerësimin serioz/strategjik duke e çmuar këtë deklarat si: “premtim alla-VEFA, ose të një Leaderi të dështuar”. Thënë këtë, këshillova publikisht aktorët politik që të mos merren me të tilla aguridhe (fatëmirësisht nuk u morën), pasi investimi i Kuvendit pas kësaj mëndje delekuente do të mbarte “kosto të lartë zhgënjimi, për rolin, kredibilitetin dhe peshën konstruktive që mban R.Sh në stabilitetin e rajonit si dhe në marrëdhëniet me parnerët strategjik ShBA, NATO dhe BE”.

Po ashtu nuk (2) mund të heshtja kur një delirant i braktisur deri për mëshirë, (mbas Qershorit 2024), pra humbjes edhe të “betejës si të stalingradit për vulën, Logon, zyrat, buxhetin, etj dhe me vetë-emërimin si KryeKryetar i Harkut Demokratëve Euroatlantikas (kKHEA), pra i klubit të Ngjelës, Çupit, Gjuzit, Topit, kryeKomisioner Eminit, si dhe një grusht egocentrikësh të sëmurë, që për dështimet, ndoshta edhe zhgënjimet apo urrejtjen ndër-njerëzore;edhe për ngrohjen globale, për Covid-in, kur zv/Kryeministri i një vendi të NATO-s arratiset si bashipozuk apo kur Deputet, Ministra,kryeBashkiak, Drejtorë, etj vjedhin si kusarë, fajin e shfryjnë te Doktor “non grata” Sali Berisha! Gjithësesi ashtu si poetja fisnike, Znj. Flutura Açka, e lexova si grotesk këtë vetë-emërtim, pasi kurrësesi nuk mund të privatizohen (aq më pak nga kuaj të ngordhur), vlerat, parimet, aspiratat dhe orientimi euroatlantik i mbarë Shqiptarëve !? 

Prandaj, përtej oshilacioneve të individit/lulit, e çmoj përgjegjësi t’i bëj “një oponencë Euroatlantike” udhëtimit të Leadership-it të L.B nga 2013 deri te funerali donkishotesk i “Klubit Euroatlantikas”,që për humorin ja ka kaluar edhe Ali Komikut të Bagdatit, i cili ndërsa trupat Amerikane po hiqnin zvarrë shtatoren e diktatorit në Kryeqytet, nga bunkeri i Sadamin, deklaronte: “garda kombëtare e Irakut, po lufton heroikisht dhe po korr fitore të lavdishme kundër ushtrisë USA“.  

Së dyti, përsëris bindej time se Lulzim Basha: “edhe i shiti, edhe ja vodhen edhe i humbi me/pa turp zgjedhjet e 2017, 2021 si dhe 3 lokale”. Por në vend t’i përgjigjej thirrjes jo vetëm time, PD e Korçës, etj, që të dorëhiqej kokëulur pas humbjes së 25 Prillit, pasi: “në 8 vjet kishte përfituar gjithshka dhe s’ju kishte dhënë asgjë/asnjë fitorë demokrateve”, me “papërgjegjshmëri shembullore”, i mori/ën zvarrë ata/ato në 13 Qershor 2021 për tu ri-kurorëzuar, si gjithmonë me proçedurë (vota tê vjedhura), pra pa merit dhe pa pikë nderi si Kryetar i një kompanie private të keq-falimentuar.   

Ndërsa në 18 Korrik 2021, si çdo frikacak i trimëruar pas lufte, e vazhdoi kalërimin, duke e përçudnuar Këshillin Kombëtar, etj forume me një listë inferiorësh, që çirreshin deri në ekstaz: “përpara për të korrur fitorje të reja nën Udhehëqësin e Madh L.B!   Ndërsa në 30 Gusht 2021, pa fare marre, doroviti me ofiqe/funksione politike stafin rreth Tij, 8 vjet bashkëhumbës, të cilët, përfshi trimin e tërbuar (Gazin), burokraten Tabaku, apo bejtexhi Gjekmarkaj (në vend të fjalimeve Euroatlantike të Gjuzit), vijojnë “Epopenë 11 vjeçare Rama-iK” në kuvend edhe përgjatë 4-vitet që po lemë.

Së treti, mendova se: “nuk bëhet më”, deri një natë para fillimit të punimeve të Kuvendit të ri (shtator 2021), ku bashkë me vendimin e Bashës për Berishën, shpresova se u hap edhe pandora e krizës së rëndë që kishte ngjunjëzuar, në mos përdhosur PD-në. Kjo pasi në 8 vjet pluralizmi ishte goditur si asnjëherë më parë (nga 1991); opozita proçeduriale e L.Bashës nuk pëfaqësonte më besimin e demokratëve por vetëm vulën, interesat e një kompanie private si dhe të një liste deputetësh pa vlera përfaqësuese. Kështu “trimerimin e vonuar të L.B për të vrarë politikisht Bacë-Berishën”, e çmova gjithësesi kontibuese për ta shkundur, tansfomuar apo rithemeluar Partinë Demokratike të Shqipërisë ! 

Ndërsa mbas shtatorit 2021 përqasja delekuente sikur nuk ka ndodhur asgjë në PD (!); për dyert e hapura të Lule-Lulit, që nuk i beson më as legjetimuesit e garës-përrallë (Kadilli, znj.Harxhi, Shehaj); opozitën e fortë për trafikun në peligrinazhin e Tomorrit; mufkat me rambo për të mbrojtur studentët nga epshet e Afganëve; komisionet për masakrën zgjedhore, betejat për Babalet; fushatën “alla-Ngjela” për mbrojen e vulës së PD nga “flota e 6 Amerikane”;7 pikat e programit lemeria;  deri te themelimi i Harkut Euroatlantik të Veriut, etj tregojnë dështimin me/pa turp të L.Bashës!

Përsëris po ashtu neverinë jo vetëm për ish-mavroKyetarin, gardën mjerane të bashisteve euroatlantikas, por edhe listën e bordosë se të gjithëditurve për hapësirën publike në media, pasi edhe këtë udhëkyq poshtëues për PD e shesin si betejë burokratike: “Kush është me udhëheqësin e lavdishëm L. B, është me USA, BE, ndërsa ato/ata me S.B armq të Kombit, ShBA, UK, NATO-s”! Në gjuhën e popullit, kësaj i thonë: “Opozita digjet, mavro-Kryetari krihet, ndërsa garda e ofiqarëve dhe ushtria e shushunjave hidhnin valle reth zjarrit të kompanisë/PD së falimentuar! Mjerim i madh. Zoti ti falë, nuk dinë çfar bëjnë. 

Së katërti, pa medyshje kulmi marrëzisë, mbetet 8 Janari 2022, kur ashtu si Hitleri mbas kapitullimit, edhe krueEuroatlantikasit me në krye L.Basha, etj kamikazë të marrosur, e bunkerizuan me hekur e beton Selinë e PD, të supozuar si Intstitucioni i qytetarëve të lirë.Prandaj data 8 janar 2022, mbetet e skalitur jo vetëm si një ngjarje që turpëron rëndë dhe përjetësisht autorët, por edhe si një njollë e zezë për PDSh. Sigurisht, përveç Groteakut L.Basha nuk ka vend për askënd që të krenohet. Fatëkeqësisht, Ne shqiptarët, harresën e kemi pjesë të historisë së pasukseshme. Por në gjykimin tim do të duhet një auditim zerioz jo vetëm për burimin e parave të shpenzuara (si të VEFA-s) për këtë dalldisje perversësh, por edhe pasojat rënda të besimin/imazhi publik te pluralizmi, demokracia funksionale dhe ardhmërinë euroatlantike të RSh.   

Po ashtu dorëheqja e L.B në Mars 2022, duke i lënë “si mish për top” në fushëbetejë bashkëpunëtorët, apo edhe rikthimi si skuth i stërvitur, pra prap me proçedura (!) si “Kryetar i Vulës” në Maj 2023, do të invenvetarizohen si akte edhe më diskretituese se të një kryeplaku/tribu në fiset e Xhibudit. Prandaj, Liderit vulëhumbur Basha, i vetëshpallur kryeAuroatlantikas, i ka mbetur vetëm pothuaj vetë-vetja (nga mbi 50 deputetet e listës së tij) si dhe një grusht azganësh mëndjendryshkur. 

Me këto akte delekuente, “Leaderi me kullaro euroatlantike dhe balluke bollshevike”, zhgënjeu (më mirë vonë se kurrë) edhe Zonjën e respektuar Flutura Açka: për garancitë tinzare për ta mbajtur “pa diskutim, edhe me dhëmbë Vulën; mungesën dëshpëruese të “opsioni B” mbas vendimit të gjykatës; nxitimi prej skuthi-politik (fakt i kryer) për prezantimin e një plani elektoral, ku L.B edhe i vetëm, do shpartallonte Ramën, Berishën ose të dy së bashku; premtimet  si të firmave vefa-xhaferi:  status ushtarku të përndjekurve politik,kompesim 200% ndoshta në Mars të ish-pronarëve; 20, pse jo 30 mije € për çdo lindje dhe shtëpi falas për çiftet e reja, etj përralla pa mbret por me “Bashën Kryeministër që gajasën miletin, por fatëmirësisht nuk u votua asnjeherë nga Shqiptarët. Ndërsa sa delekuencën për listat e hapura dhe Engjëllin për 21 Janarin edhe pse Ministër përgjegjës, e rëndojnë edhe diskretitojnë edhe më shumë pozitën e këtij Grotesku.    

Së pesti, mbas 7 vjet Ministër, 4 Kryetar i kryeqytetit, 11 Kryetar opozite (në të gjitha, i emëruar, pra pa merit), Lule Basha si çdo delirant ka gjithësesi të drejtë të ëndërroj për “Kryeministër i shekullit tjetër” apo të shkuaj libra për misionet e fituara nën lidership-in e Tij: “Rruga e Kombit, anëtarësimi në NATO, shpartallimin e Ramës në 2011, 2015, 2017, 2019, 2021, 2023, etj! 

Sigurisht që, L.Basha i braktisur si dhe harku/klubi i tij Euroatlantikas janë bërë për tu gajasur, por kurrësesi nuk është rasti për të bërë inventarin e meritave se kush ka hedhur më shumë gurë kundër mavro-kapitenit të anijes së mbytur. Në këtë udhetim poshtëtues të L.Bashës, zhgënim i demokratëve mbetet edhe ndaj kujdo, qoftë edhe që ka heshtur, përfshi z.Berisha, pasi duke e promovuar pa merit në krye të PD në 2013; turpëruar mbas humbjes në 2017 si dhe çnderuar me ri-emerimin me vota të vjedhura në 2021, pra pa asnjë mëdyshje kanë bashkëpërgjegjësi edhe në përdhosjen e besimit dhe shpresave të shqiptarëve te PDSh-ja. 

Sa për pjesën e ri-themelimit, tashmë opozitës zyrtare ose pronarët legjitim të vulës, që do të jetë subjekt i një opinioni pasëardhës, më duhet gjithësesi të adresoj një këshillë paraprake: “marrja e vulës pas 3 vitesh betejë me mavro-Lulët, nuk është kurrësesi arsye për triumfalizëm, as për të shtrënguar radhët e biografisë së luftëtarëve “për/me vulën” si aksione për listën-2025”, por një arsye fortë tu përulur fisnikërisht, pëgjegjësive politike dhe interesave kombëtare, duke u kërkuar falje demokratëve dhe shqiptarëve për këtë realitet të pluralizmi fasadë (alla-Basha), si dhe shtetit së kapur nga korrupsioni, mungesa balancave demokratike dhe fuqia e mbipushtetit.  

Në shtesë,  duke falënderuar me mirënjohje 10-ra mijra kolegë/ushtarak, intelektualë dhe patriot mëndjehapur si dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare, për konsideratat, mesazhet dhe mbështetjen inkurajuese përgjatë angazhimit në politikën aktive, më duhet ti garantoj në nderin/integritetin tim, se gjithshka kam bërë, përfshi edhe këtë oponencë të detyruar ndaj kryeGroteskut të  Klubit/harkut të diskretituar  Euroatlantikas, kurrësesi nuk janë: “mllefe kundër Leader-it vulehumbur LB, as për të çuar mesazhe seksere Dr. Berishës, për në listat preferenciale”!

Me këtë rast, garantoj edhe më fortë që dorëheqja, si dhe për çdo qëndrim publik në vijimësi (përfshi sa edhe në këtë rast), nuk ekziston asnjë lidhje me marrëdhëniet ndër-personale, kurrësesi  me familjarin, apo individin, shoferin, guzhinjerin, al-turistin Hollandez, apo podcast-istin Lulëzim B; as me ushtrinë e sekser/eve që “dje i bënin llak, sot shkelmin” udhëheqësit radhës, por vetëm me diferencat strategjike ndaj përqasjes cinike, akteve dhe zullumit që në bindjen time Leader-i në tentativë, L.Basha, i ka bërë PDSh-së, pluralizmit, rotacionit politik, interesave të mbarë-shqiptarëve si dhe ardhmërisë Euroatlantike të RSh. 

Ndërsa për sa angazhimin tim politik në vijim (sigurisht pa lejen e askujt), ri-konfirmoj se mbetem USHTAR i të djathtës moderne, ku:“Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Vota, Siguria, Prona, Tregu, dinjiteti, Interesat Kombëtare, balancat e pushteteve, orientimi Euroatlantik”, mbeten vlera, shpresa dhe misioni ynë  i përbashkët që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të leadereve dështak, politikanëve zullumqarë, shtetarëve kusarë si dhe sekserëve të gjithëpusht-eteve që kanë pushtuar të djathtën dhe  sundojnë Shqipërinë 80 vitet e fundit.

Autori, Gjeneral ® Piro AHMETAJ: 

Ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, 

Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA, 

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here