Kush ishte Gerti Bogdani, studenti ekselent dhe deputeti më i ri i Kuvendit

0
150

Gerti Bogdani, ish deputeti i PD u nda papritur nga jeta mesditën e kësaj të mërkure për shkak të një ataku kardiak. 44 vjeçari pësoi atak kardiak në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë teksa ndodhej me disa miq të tij.

Edhe pse u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti që të mbijetojë.

Gerti Bogdani ishte një politikan i njohur në radhët e Partisë Demokratike, për shkak të angazhimit të tij që në moshe të re. Në vitin 2009 ai u zgjodh deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Gerti Bogdani ishte pasardhës i një familje të shquar, i shkolluar me rezultate më të larta, në shkollat më të mira në SHBA.

Profili i Gert Bogdanit:

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Sa i takon angazhimit në politikë, ai e ka nisur që në vitin 2007, ku kandidoi në zgjedhjet vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas. Ai arriti që të fitonte duke mundur Mira Veizin, kandidate e PS, LSI, PSD, PDS, AD.

Nga viti 2009, i merr detyrën si Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe i përkushtohet zgjerimit të anëtarësisë & gjallërimit të veprimtarisë FRPD-së në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare. Gerti Bogdani u nda parakohe nga jeta, duke lënë pas gruan Edlira Çepani dhe dy fëmijët, Arja dhe Reinart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here