Qyno: SPAK rihap tenderin 4 milionë euro, fituesi është i paracaktuar.

0
106

Vetëm 6 ditë nga anullimi i tenderit 4 milionë euro për mobilimin e zyrave të reja të SPAK dhe ndërtimit të një tuneli ajror që do lidhë dy godinat ekzistuese, prokuroria e posaçme ka riçelur fazën e dytë të këtij tenderi, duke synuar përzgjedhjen e një kompanie ndërtimi që do kryejë punimet brenda një afati 1 vjeçar.

Praktika është rihapur në datën 2 tetor, duke lënë si afat kohor të mbylljes së fazës së dorëzimit të ofertave datën 17 tetor 2024.

Kjo fazë e dytë është paracaktuar dhe tashmë fituesi dihet edhe në qarqet e ndërtuesve, por edhe nga vetë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilat kanë marë direktivat se si duhet të veprojnë.Procedura e parë e këtij tenderi dështoi pasi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në SPAK, fillimisht vlerësuan se nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.

Në fakt disa nga tenderat kryesorë në SPAK, që kanë pasur vlera të konsiderueshme financiare, janë anuluar në fazën e parë të përzgjedhjes së ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomikë.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me tenderin 4 milionë euro, para që do shpenzohen për ndërtimin e tunelit ajror dhe mobilimin e zyrave, duke përfshirë dhe disa shkallë elektrike të brendshme.

Tshmë për këtë rast, një burim i sigurt pranë SPAK i tha gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, se tenderi për kryerjen e punimeve është paracaktuar se cila kompani private do e fitojë. Paracaktimi i fituesit kryhet edhe për shkakun se SPAK rrezikon djegien e fondit monetar të dhënë nga Buxheti i Shtetit.

Nga ana tjetër, thotë burimi, SPAK është pajisur me një lejë ndërtimi nga Këshilli i Kontrollit të Teritorit, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe domosdoshmërisht kjo leje duhet vënë në zbatim brenda një afati të caktuar.

Por njëherësh zyrtarët e SPAK kanë dhe presionin e mungesës së ambienteve për Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Formula e paracaktimit të fituesit në procedurat tenderuese të SPAK, është një formulë që ka gjetur zbatim në thuajse 95 përqind të praktikave të hapura nga ana e SPAK.

Kështu ka ndodhur për herë të parë me përzgjedhjen e kompanisë fituese që kreu punimet për rikonstruksioknin e objektit të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që sot këto ambjente shfrytëzohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

E njëjta gjë ndodh dhe me tenderat për furnizim me naftë, benzinë dhe vajra lubrifikantë, ku një kompani e vetme ka monopolin e fitimit të tenderave në SPAK.

Të mos flasim këtu për procedurat tenderuese që kryhen me negocim të drejtpërdrejtë, ku kompanitë selektohen dhe shpallen fituese në bazë të miqësisë, kunjukturave klienteliste dhe rryshfetit.

Në këtë drejtim askush nuk e kontrollon SPAK, madje as vetë SPAK nuk kontrollon punonjësit e komisioneve të tij.

Në gati 5 vite funksionim, prokurorët dhe oficerët e SPAK, nuk kanë lënë institucion të shtetit (veç SHISH) pa hyrë dhe krehur tenderat apo ankandet publike, duke shkuar deri tek drutë e zjarrit të blerë nga Eduard Kapri në Pogradec.

Por çuditërisht gjatë kësaj kohe asnjë nga tenderat e zhvilluara nga SPAK, nuk është marrë në verifikim dhe nuk është hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here