U vra nga tritoli për motrat Nikolli/ “I vetmi në familje që punonte”/ Historia e trishtë e Eneas

0
91

Tritoli në një pallat në Elbasan më 15 korrik, ku në shënjestër ishin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, i mori jetën aksidentalisht komshiut të tyre, Enea Themollari. 29-vjeçari ishte në reanimacion prej 3 muajsh, por ndërroi jetë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Edlira Xherri ka thënë në emisionin “People” se Enea ishte i vetmi që punonte në familjen e tij, kjo sepse babai i tij ishte i paralizuar, nëna dhe vëllai ishin të sëmurë gjithashtu.

Aktualisht të gjithë fqinjët po përcjellin për në banesën e fundit 29-vjeçarin. Nga informacionet që kam siguruar është një humbje tejet e madhe për familjen. Një familje me tre persona të sëmurë, babai i paralizuar, nëna është e sëmurë dhe vëllai i Eneas ishte i sëmurë. Vetë Enea ishte i vetmi nga familjarët që punonte në këtë familje”, tha gazetarja.

Në një prononcim për mediat, fqinjët shprehen të tronditur nga vdekja tragjike e të riut Themollari, të cilin e përshkruajnë si një djalë të qetë, i cili ndihmonte familjen e tij.

Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen. Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu.”

S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo është katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë. Vjen tjetri dhe të merr jetën në shtëpi të vet.”

Nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba.”

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi.”

29-vjeçari ishte komshi me motrat Nikolli në një pallat në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi i tritolit pasi nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve të policisë 3 muaj më parë, shënjestër e atentatit me tritol në pallat ishin pikërisht motrat Alda dhe Xhovana Nikolli. Pikërisht kjo e fundit ka dalë në media dhe rrjete sociale duke akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Kurse vetë Xhovana ka pasur lidhje me Amarildo Xhanej nga Shkodra, i cili është i penduar i drejtësisë pasi u arrestua në gusht të vitit 2023 në Vlorë me një armë me silenciator ku dyshohet se do të kryente një vrasje. Arrestimi i Xhanej e ktheu atë në të penduar të drejtësisë pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK.

Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrasje, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here