Pamje apokaliptike nga Vlora e Rilindjes, permbytet me 2 pika shi , kryebashkiaku kërkon ndihmën e ushtrisë

0
154

Kjo e premte e ka gjetur vendin tonën në pushtetin e ujit. Por në qytetin bregdetar, Vlorë situata paraqitet e rënduar ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët, banesat dhe bizneset.

Pamjet nga Vlora janë apokaliptike dhe tregojnë sesi uji ka arritur deri në gjysmën e lartësisë së makinave, ndërsa katet e para të bizneseve janë përmbytur plotësisht.

Gjendja është rënduar edhe më shumë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se është kërkuar ndihma e ushtrisë, ndërsa janë evakuar 22 familje si dhe janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here