Të gjithë kemi një motiv për të qenë nesër në shesh!

Nga Alba KEPI

Të gjithë e kemi një motiv e êshtë patiotik; për cço të drejtë të dhunuar, për familjen, për shëndetin, për profesionin, për Shqipërinë.

Shiheni nesêr për liritë civile tê një vendi demokratik.

Të gjithë kemi nesër një motiv pêr të qenë në shesh.

Për prindërit me pension tallës nga ky pushtet.

Pêr të rinjtë që kërkojnë emigrimin për të shpëtuar nga ky makth klientelizmi, nepotizmi e varfêrie.

Për arsimin aferë “certifikuar” me diploma false e që mbushi Europën.

Pêr shëndetêsinë pa ilace e sistem në kolaps.

Për amvisat që nuk arrijnë të mbyllin muajin e të mbushin sofrën.

Për pronën e vjedhur, pasurinë kombëtare të pjesatuar për pushtetarë e familjarë të tyre.

Për Tiranën e dhunuar nga një bashki hajdute, kryebashkiak e drejtorë bashkiakë organizuar si një mafie.

Për paratë publike, tendera e financime tê vjedhura e dhuratê për grupe të krimit të organizuar.

Pêr emigrantin e familjen e tij që përdoret nga propaganda politike e këtij pushteti.

Për pluralizmin e mohuar nga autokracia e padrejtêsia.

Pêr drejtësinë ligjore e jo më në duart e një kontroll li pushteti.

Për liri e të drejta që po dhunohet cdo ditë nga censura, dhuna e shantazhimi.

Për pronarët e hershëm ende në rradhë dosjesh pêr shqyrtim në kadastêr.

Për tê pushkatuarin, të burgosurin, të internuarin me histori të pashkruar e kundêr një historie e Akademie Shkencash që manipulon fakte, dosje, tê vërteta pêr interesa të kêsaj neodiktature.

Për lirinë e liderit të opozitës i vënë qëllimisht nën arrest për të forcuar neodiktaturën e dobësuar opozitarizmin.

E për shumë motive të ngjashme që kemi me njëri tjetrin…

Duhet të jemi në shesh për Shqipërinë e të shkruajmë historinë me fjalët ; Nuk pranojmë më një diktaturë të re!

Shihemi nesër me amanetin e të djathtës; Kurrë më komunizëm!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *