Lendohen ne proteste/ Babë e bijë përfundojnë në QSUT

Dy persona, babë e bijë, janë shoqëruar për në spital pasi u lënduan në protestën e opozitës. Ata kanë pësuar djegie dhe probleme me frymëmarrjen pas gazit lotsjellës që u hodh nga policia,

Sipas informacioneve, vajza ka pësuar djegie 2% dhe po del nga urgjenca, ndërsa babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%.

Gjithashtu, nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov. Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore

Share it :