Erjon Veliaj po kryen krimin e rradhës në qytet.

0
35

 

Nga Alba Kepi

Bashkia e Tiranës e Kryetari i saj Erjon Veliaj po kryejnë krimin e rradhës në qytet.

Pasi shkatërruan historinë e qytetit, identitetin e tij, artin, kulturën, testrin kombëtar, kinematë, pasurinë monumentale e tokat e autoktonëve, sot në Kêshillin Bashkiak pritet të merret vendimi i rradhës për ta kthyer Klubin Sportiv Tirana në një Qendër Sportive drejtuar nga një Bord Drejtorësh.

Është një tjetër akt kriminal ndaj qytetit për ta shndërruar dhe sportin e skuadrën autoktone në një biznes e aferë kompanie me borde drejtorësh si 3D, 4D, 5D, 6D, Djegësat e me rradhë.

Gjithcka kryhet në kundêrshtim katërcipërisht me ligjin e sportit i cili përcakton se asnjë klub sportiv nuk mund të drejtohet nga njê bord drejtorësh por nga një Asamble ekzekutive anëtarêsh.

“Në kundështim të plotë me legjislacioni me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” ,të ndryshuar dhe ligjit nr. 80, datë 24.06.2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar, ligji nr. 79/2017 “Për sportin””” sic thekson dhe analiza e ekspertëve të Departamentit të Sporteve pranë Partisë Demokratike.

Gjithcka pa informuar Klubin e Futbollit i cili është 50 % ortak bashkë me Bashkinë.

Si kêshilltare bashkiake kam denomcuar cfarë po ndodh qysh nê mbledhjen e muajit shtator të Këshillit Bashliak.

Sot në mbledhjen e tetorit jemi para aktit të kryer se me forcën e kartonit pushteti socialist do aprovojë aferën e rradhês për xhepat e klientelizmit të tyre, investitorëve strategjik të Partisë e oligarkisë që pastron paratë e grupeve kriminale.

Klubi i Tironês i duhet pêr riciklimin e parave të pista, pêr stadiumin Selman Stermosi, që duan ta bëjnë kullë e për të fundosur historinë bardhë e blu.

Tirina nuk êshtë thjesht skuadêr êshtë frymë e himn i autoktonëve kundër cdo diktature.

Nê shkallêt e stadiumit tifozat bardhë e blu nisën revolucionin anti komunist e në këto shkallë ushtojnë dhe sot thurrjet Rama Ik- Veliaj në qeli, Poshtë Diktatura.

Ndjeshmëria ndaj këtij vendimi është jo vetëm si autoktone, jo vetëm si tifize, jo vetëm si këshilltare opozitare por dhe se klubi i Tironês ja qenë ojesë e pandashme e jetês time.
E vesha këtë fanellë qysh e vogël si thirrje gjaku, e vesha kêtë fanellë të babait tim që ka shkruar historikun e këtij klubi e që e gjeni dhe në portalin zyrtar tê KS Tirana.
Tirona êshtë amanet!
Është histori e krenari e sportit shqiptar.
Larg dyart nga Sporti!

PS. Historia jonë, historia bardh e blu, Autor Bedri Alimehmeti

15 gusht 1920, dita kur një grup intelektualësh tiranas, me në krye: Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj., mbledhur në kafe “Kursal”, vendndodhja e së cilës ka qenë në qendër të Tiranës gati ballë për ballë me godinën e Bankës, formuan Sport Klub Tirana.
Pas këtij akti, u hartua programi, statuti dhe u caktua emblema, që i kishte rrënjët në bardheblunë e flamurit të oxhakut toptanas dhe në thellësitë oqeanike të genit tiranas, që karakterizohet nga bardhësia e shpirtit dhe çiltërsia e ndjenjave qiellore. U caktuan kuotizacionet e anëtarve. Të gjitha familjet tiranase sipas dëshirës e mundësive kontribuan financiarisht për Sport Klubin Tirana. Sidomos tregtarë të njohur derdhën të ardhura të konsiderueshme në arkën e klubit. (Mes tyre stêrgjyshi im).
Në një mbledhje tjetër të kryesisë zhvilluazr pak ditë më vonë, iu kërkua nëpërmjet një shkrese bashkisë, drejtuar konkretisht kryetarit z. Fuat Toptani, madje njëkohësisht e njejta kërkesë iu paraqit edhe kryeministrit të asaj kohe Z. Sulejman Delvina, leja për caktimin e një sheshi, ku Sport Klub Tirana të ushtronte normalisht aktivitetet e veta sportive. Interesimi i vetë kryetarit të bashkisë së asaj kohe, Z. Fuat Toptani, bëri të mundur dhënien me qira të truallit në Shallvare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here