FOTO+VIDEO/ “Në vend të pemëve, kulla”. Priten pemët, në zonën e Porcelanit lulëzon betoni

0
117

Tirana është është kjthhyer në vendin e madh të absurdit dhe mashtrimit.Ndërsa propagandohet pambarimisht për mbjellje pemësh e shtim të zonave të gjelbra, krejtësisht e kundërta është panorama që ofron sot Tirana në menaxhimin e Erion Veliajt.

Vitet e fundit të gjithë kemi vënë re se si betoni i ka shtrirë kthetrat e veta kudo mbi kryeqytet.

Nuk ka ngelur copë toke pa u bërë pallat apo kullë shumë katëshe. Pra me pak fjalë, Tirana është “mbytur” nga betoni.

Të tilla janë pamjet e mbërritura në redaksinë e “Ora News”, ku qytetarët shprehen të shqetësuar për prerjen masive të pemëve në zonën e Porcelanit, si të vetmen hapësirë të gjelbër që ata kanë në lagjen e tyre.

FOTO+VIDEO/ “Në vend të pemëve, kulla”. Priten

“Në zonën e Porcelanit priten pemët, edhe ai pak gjelbërim po zhduket, ndërkohë kullat lulëzojnë duke zvogëluar “mushkëritë e Tiranës””, na shkruajnë qytetarët në video-denoncimet e tyre

FOTO+VIDEO/ “Në vend të pemëve, kulla”. Priten

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here