Berisha-Ramës: Enver Hoxha vrau mijëra, por ti bërë zbrazjen më të tmerrshme të kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te shpopullimi i vendit, si një politikë e drejtëpërdrejtë e ndjekur nga Edi Rama, pasi është një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve.

Berisha tha se, Enver Hoxha vrau mijëra, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme të kombit si një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve.

“Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së dytë botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler.

Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra, shqiptare e shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar.

Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve.

Asnjë komb në Europë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.

Miqtë e mi!

Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë iku, kanë marrë dherat.

Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *