Irena Gjoka i heq sekuestron pronave të ndërtuesit Armand Lilo

0
134

Gjykata e Posaçme ia ka kthyer 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim” me pronari Armand Lilon që ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të  cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Sipas të dhënavë Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij për këto prona.Sipas Burimeve te Ora News Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga Ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre, tek shoqëria e Armand Lilos. Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. SPAK nuk kishte kundërshtime.

Por sipas vendimit paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore ku rezultoi sipas saj se, pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve e 22 dyqaneve, 1 vile sipërfaqe trualli 200m2, një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012  me vlerë 3.1 milion euro. Ora news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here