Shabani zbulon SKANDALIN: Veliaj të jep përparësi për kredi të butë nëse deklaron preferencat seksuale

0
97

Përmes një daljeje për mediet para bashkisë Tiranë, këshilltari bashkiak dhe kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani bëri një denonconim për një venim që ka marrë bashkia e Veliajt

Shabani tha se bashkia ka vënë kritere për të marrë kredi të butë, por nëse deklarohen preferencat seksuale, renditesh më lart.

Ai paralajmëroi edhe një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për këtë rast, pasi tha se bashkia e Veliajt ka zaptuar gjithë kompetencat

Shabani: Në mbledhjet e djeshme të këshillit bashkiak pa debat, pa kamera dhe internet, është votuar një rregullore ku shpalosen kriteret ku disa qytetarë të Tiranës do të përfitojnë kredi të buta nga bashkia me buxhetin e vet.Nëse një qytetar i Tiranës i deklaron bashkisë preferencat seksuale bashkia e ngre në listë, të rrit shanset për kredi, ama nëse bashkia ta gjen që ke në ngarkim prindërit, bashkia të ul menjëherë 6-7 pikë. Çfarë po thotë bashkia e Tiranës: që nëse distancoheni nga prindi dhe deklaroni preferencat seksuale, kjo është ajo bashkia voton në këtë bunker politik. Ne do të përgatisim një dosje në SPAK për shpërdorim detyre. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here