Gjekmarkaj: Degradim! Bashkia e Lezhës diskriminon qytetarët për shkak të bindjeve politike!

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, njëkohësisht edhe nënkryetar i kësaj force politike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas diskriminimit të qytetarëve nga ana e Bashkisë për shkak të bindjeve të tyre politike.

Duke e cilësuar skandaloze, Gjekmarkaj thotë se përveçse e dënueshme ligjërisht, kjo tregon degradimin e bashkëjetesës demokratike në vendin tonë, ku atij që mendimi a vota ndryshe përkthehet në mungesë të shërbimeve më minimale që i takojnë si qytetar e taksapagues.

Reagimi

Qasja diskriminuese e institucioneve lokale e qëndrore ndaj qytetarëve të Lezhës varësisht nga bindjet e tyre politike është skandaloze. Përveçse e dënueshme ligjërisht, kjo tregon degradimin e bashkëjetesës demokratike ndërmjet të ndryshme në vendin tonë, ku atij që mendon a voton ndryshe prej nesh, nuk i ofrohen as shërbimet më minimale që i takojnë si qytetar e taksapagues.

Ndërsa dënoj me forcë këtë sjellje të institucioneve lokale dhe qëndrore në Bashkinë Lezhë, i garantoj jo vetëm demokratët, por të gjithë qytetarët e Lezhës se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë e barabartë sot në mbrojtjen e interesit publik dhe nesër në shërbimin e tyre.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *