Maliqi: Salianji u dënua me 1 vit burg. Kryebashkiaku i Kuçovës, Hajdarit dënimi i konvertohet në “Punë në Komunitet”

0
72

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka marrë formë të prerë Vendimi i “Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar” për fshehje të dënimit në Greqi, të cilin Hajdari i Kuçovës as SPAK nuk e ankimoj ne Gjykaten e Apelit.

”Me Hajdarin e Kuçovës, për krimin e rëndë të “Fallsifikimit të Formularëve, Vulave dhe Stampave”, Ligji të përkëdhel, me nga 1 vit burg dënim të konvertuar në “Punë në Komunitet”, shkruan Maliqi.

Skandal!
Merr formë të prerë Vendimi i “Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar” për fshehje të dënimit në Greqi, të cilin Hajdari i Kuçovës as SPAK nuk e ankimoj ne Gjykaten e Apelit.

Babloku i Surrelit beri Shtet por çfarë Shteti? Shtetin ku Ligji vepron si “Maliqi”!
Me Salianjin shteti të godet fortë, 1 vit burg neto. Me Hajdarin e Kuçovës, për krimin e rëndë të “Fallsifikimit të Formularëve, Vulave dhe Stampave”, Ligji të përkëdhel, me nga 1 vit burg dënim të konvertuar në “Punë në Komunitet”.

Fallsifikimi i Vulave dhe Stampave” – dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet; dhe në rrethana të cilësuara shkon edhe në 5 deri në 7 vjet maksimumi.

Salianji kishte një vepër penale, që dënohej nga gjobë deri në 5 vjet dhe ‘Drejtësia e Ramës’ i futi 1 vit burg të plotë.
Hajdari veç me burg mund të dënohej (6 muaj burg minimumi thotë Neni 190 i Kodit Penal. Kurse “ustallarët” e Drejtësisë së Re, e lehtësuan me punë në komunitet.

Duke e dënuar me burg, por me konvertim qesharak pune në komunitet, Bablok shfrytëzo tani dhe Nenin 115 të Kushtetutës për t’a shkarkuar! Se tani të takon ty të tregosh se bën Shtet dhe të zbaton Kushtetutën!

Ku Neni 115 i Kushtetutës shprehimisht parashikon: “Ai Kryebashkiak që shkel Ligjin dhe Kushtetutën, shkarkohet nga Këshilli i Ministrave”. Pasi ju kujtoj se “Fallsifikimi i Dokumentave” nuk është një kundravajtje, është KRIM.

E ju po e lini Zyrën e Shtetit – në Bashkinë Kuçovë, me në krye një fallsifikator, të dënuar me formë të prerë tashmë nga Gjykatat dhe ndaj te cilit jane dhe 11 kallezime ne Spak per abuzime te renda me detyren.

Ligji i Dekriminalizimit ka kapur çdo Deputet dhe Kryebashkiak që nga Kajmaku, Roshi i Shkodrës, Ndoka, Aqifi, Rehovica e plot të tjerë, perveç Hajdarit ‘pengut’ të Oligarkut, ish fatorinos Salillari dhe të Salillarëve të Rilindjes pranë jush!

Ndaj Bablok që s’njeh Ligj e Kushtetutë! Jepi Selam Bajram Begajt të caktojë datën e Zgjedhjeve në Kuçovë, mos të ankohet shumë për zyrat e vogla tek mysafirët e huaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here