Silva Caka: Rama ka propozuar një reformë të zhvatjes së pronës private si në vitet komuniste…

Gjatë ditës së sotme po zhvillohet protesta e 28-të e opozitës pranë bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Veliajt si i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe në vjedhjet e drejtorëve të tij me 5D.

Silva Caka: Në momentin kur u zhvat prona ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar por edhe shumë prona të tjera publike, gjithë paritë e opozitës, si Partia e Lirisë edhe Partia Demokratike e kanë ngritur zërin në çdo konferencë për shtyp, në çdo denonc9im që kanë bërë për zhvatjen e pronës private. Pra synimi I qartë për të zhvatur çdo pronë publikë nuk do ta shpëtonte pronën private.

Ne e kemi paralajmëruar atë gjë dhe me vjen shumë keq të them se kjo ka filluar të realizohet. Reforma e zhvatjes së pronës private, reforma e shtetëzimit si në vitet komuniste ka filluar të zhvillohet. Në qershor të këtij viti Edi Rama ka ndryshuar një VKM të para 10 viteve dhe jo pa qëllim për një marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë së zhvatjes së pronave ose ndryshe agjencia e Kadastrës dhe bashkitë e vendit të cilat i detyron të ngrenë grupe të përbashkëta pune, task forca, që do të kthehen në zhvatëse dhe gjobëvense për të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar, kotece pulash, shtëpi, banesa. Sepse këta nuk u japin banesa. Dhe pikërisht për këtë arsye ne e denoncojmë këtë lloj iniciative për ti bërë një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë. Mos u bëni bashkëpunëtorë në krim. Qytetari ka të drejtë të ndërtojë po aq sa ka edhe detyrimin tu drejtohet institucioneve dhe të kërkojë ta legalizojë atë ndërtim. Çfarë ka ndodhur në këto 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës. Janë ndjekur njerëz penalisht se kanë ndërtuar pa leje. Janë favorizuar miqtë e tyre edhe pse kanë ndërtuar pa leje. Ka çuar njerëz dhe i kanë dënuar me burg se kanë ndërtuar pa leje, janë vetëvrarë nëpër burgje, pikërisht për shkak të këtij dënimi. Për shkak të sedrës për shkak të turpit.Ky piketon gjithë vendet më të mira dhe nëse i leverdis të ndërtojnë klientët e tij. Nuk ta legalizon, dhe kjo ndodh disa muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për ti mbajtur qytetarët nën presion, për tu marrë votën, për të vjedhur votat e shqiptarëve, ashtu siç ka bërë gjithmonë.
Nëse mendoni se shteti po vjen tek ju për tu legalizuar pronat, shteti po vjen tek ju për tu vjedhur pronat.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *