Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se nuk mund të kemi një qeveri teknike me Ramën kryeministër pasi është jashtë çdo imagjinate, ky i fundit është modeli i dështimit të plotë.
“Ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë”-u shpreh Berisha.
“Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate
Ai është modeli i dështimit të plotë.
Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate.
Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë.
Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë.
Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.