Rama, i vetmi që bllokoi xhaminë e Namazgjasë/ Berisha muslimaneve: Mos pranoni nderhyrje politike

0
29

I pyetur nga gazetarët lidhur me ceremoninë e hapjse së xhamisë së Namaszgjasë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ju ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë shqiptarë, të mos pranojnë kurrë që asnjë lloj ndërhyrje politike e kujtdo qoftë ajo, t’i përçajë ata.

Berisha tha se, Edi Rama shfrytëzoi përfaqësimin e shqiptarëve në OKB për të dalë aty si me qenë i biri i Ajatollahut dhe të shpallë për interesat e tij mafioze apo të tjera, por fund e krye antishqiptare, krijimin e shtetit islamik bektashi, duke harruar se nuk ekziston besim fetar bektashi.

“Komplekse. Por, lidhur me pjesën në Shqipëri.

Unë kam një thirrje të veçantë sot për besimtarët myslimanë shqiptarë, të mos pranojnë kurrë që asnjë lloj ndërhyrje politike e kujtdo qoftë ajo, t’i përçajë ata.

Të plagosë apo të dëmtojë vlerën supreme morale që kemi ne shqiptarët, tolerancën fetare dhe bashkëveprimin ndërfetar, të shkëlqyera.

Ajo që mund të them unë, kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe përpjekjet primitive antishqiptare të Edi Ramës, të pashembullta ndonjëherë në historinë e këtij vendi, të cilat janë dokumentuar me akte madhore të këtij antishqiptari këtë vjeshtë.

Edi Rama shfrytëzoi përfaqësimin e shqiptarëve në OKB për të dalë aty si me qenë i biri i Ajatollahut dhe të shpallë për interesat e tij mafioze apo të tjera, por fund e krye antishqiptare, krijimin e shtetit islamik bektashi, duke harruar se nuk ekziston besim fetar bektashi.

Se bektashinjtë shqiptarë janë myslimanë të shkëlqyer, janë atdhetarë, kanë kontribute njësoj si katolikët apo ortodoksët në këtë vend.

Por Edi Rama nuk u ndal me këtë thikë pas shpine që u përpoq t’i fusë nga pozita armiqësore antishqiptare besimit mysliman shqiptar.

Edhe në disa elementë të inaugurimit të xhamisë synonte pikërisht këtë gjë.

Edhe njëherë, uroj nga zemra ta gëzojnë xhaminë e mrekullueshme të Namazgjasë besimtarët shqiptarë.

Por nëse ka pasur një kundërshtar absolutisht të saj, që e ka mbajtur peng për vite e vite, ky quhet Edi Rama, i cili njëlloj si i biri i Enver Hoxhës, nxirrte tezën se nuk mund të ndërtohet xhami ngjitur me parlamentin.

Ua them unë shqiptarëve këtë. U desh të largohej ai nga bashkia që qeveria vendore të firmoste lejen për ndërtimin e xhamisë.

Do bëj edhe një sqarim të dytë këtu, ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, sepse projekti më ka ardhur në zyrë me kryearkitektin e studios, çdo gjë ka qenë marrëveshje mes KMSH dhe familjes pronare apo familjeve pronare, të cilat bujarisht i dhuruan një sipërfaqe toke komunitetit.

Dhe komuniteti pranoi që në plotësim të kushteve urbanistike, pa shkelje, të ndërtonin edhe ata një pronë në pronën e tyre.

Kurse Edi Rama sillej me një maket që e ngrinte herë këtu dhe aty, por ishte kundër Namazgjasë.

Pra, e mbyll këtë fjalë me një thirrje shumë miqësore për besimtarët, por edhe ortodoksë dhe katolikë, mos lejoni kurrë të politizojë, të përdorë nga politika.

Kushtetuta ka një nen të artë që ndan shtetin nga feja dhe ky është interesi më i mirë i besimeve fetare.

Përpjekjet e Edi Ramës për politizim janë përpjekje satanike, antishqiptare dhe antikushtetuese.

Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin.

Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj.

Në fund të fundit, shqiptarët duhet ta dinë, ne jemi për marrëdhënie miqësore me Turqinë, por marrëdhëniet nuk mund të jenë kurrë ato që duhet kur kanë autokracitë.

Me opozitën laike turke, e cila i përmbahet parimeve të kemalizmit, ne kemi dhe do kemi marrëdhëniet më të mira midis partive dhe vendeve tona”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here