Xhaferri: Kërkimi shkencor në mëshirë të shitësit të ikonave të vjedhura!

0
42

Nga Besart Xhaferri/

Pasi degradoi Universitetet Publike në vend, ku në një dekadë gjatë qeverisjes së tij numri i studentëve ra më rreth 70 mijë, Edi Rama kërkon ti japë goditjen e fundit institucioneve të arsimit të lartë, duke u hequr atyre kërkimin shkencor. Qeveria më pak e shkolluar që ka pasur ky vend që nga krijimi i Shtetit Shqiptar ka propozuar në Parlament një projekt ligj për shkencën dhe kërkimin shkencor, ku parashikohet ngritja e një ministrie për shkencën dhe një organi këshillimor pranë Kryeministrit

Në përbërje të këtij Këshilli me 19 anëtarë do të jenë Kryeministri, 7 ministra dhe 11 anëtarë të tjerë kryesisht patronazhistë në Universitete dhe Akademinë e Shkencave.

Kërkimi shkencor është palca kurrizore e Universitetit, ndaj pedagogët e ndershëm të vrasin frikën dhe të dalin në ballë të rezistencës kundër këtij projektligji që nëse miratohet do jetë goditja asgjësuese për arsimin e lartë publik.

Studentët do t’u bashkohen në rezistencë në përballjen me kastën e rektorëve dhe dekanëve me plagjiaturë që Rama i ka emëruar për interesat e tij meskine antikombëtare.

Partia Demokratike këtë projektligj antikombëtar do ta çojë në Kushtetuese dhe do ta shfuqizojë në ditën e parë që do të vijë në pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here