Zgjedhjet, dy ‘Shqipëri’ në një kuti, skedina e fundit Anti-Mafia

0
57

Nga Basir Çollaku

Zgjedhjet kanë nisur në një përballje radikale. Këtë herë votat vijnë edhe nga shqiptarët jetues jashtë vendit. Rama ashtu siç ka mundur të ndërkombëtarizojë krimin, kërkon të marrë prej tij përfitimin elektoral. Koordinator për diasporën cakton ministrin Taulant Balla, me akuza të shumta në disa dosje KM u turr në takime fushate në Greqi e Itali duke angazhuar administratën vendore e qendrore me asete të çfarëdosojshme.Në Angli nuk i dhanë leje tollovie. Po përgatitet për në USA. Por edhe atje administrata e sheh si shokun e Charles të FBI korruptuar prej tij. Rama e ka betejë me burgun familjarisht. Vetë, vëllai, familjarët, janë emra dosjesh. Krerët e bandave kanë qindra milionë euro nëpër kontrata ku garantues është qeveria. Presioni është bërë asgjësues. Ata banues ende brenda Shqipërisë duhet të bindin një numër të caktuar të afërmish jashtë për të votuar keqbërësin KM. Në të kundërt sanksionet e punësimit, pronës, biznesit, lirive individuale kërcasin te dera.

Krim për të vjedhur

Drejtësi e kapur

Medie e fikur

Polici drejtuese e inkriminuar

Megadosjet Sky-encrochat

Inceneratorë, dosje grabitje qindra milionë euro

5 D, dhjetëra milionë euro dy grupe të strukturuara kriminale ku gjykata kërkon hetimin e bashkiakut Erion Veliajt në këto grupe

AkSHI 43 milionë euro akuzë për familjarë të përfshirë

ECO park 13 milionë euro akuza familjarë të përfshirë

Eco Tirana dhjetëra milionë euro akuza Ndrangheta ortake italiane

Charles-Rama qindra milionë biznese e gjoba

Tuneli Llogarasë 50 milionë vjedhje

Rruga e Arbërit 590 milionë euro ende katastrofë e pambaruar

Porti i Durrësit 2 miliardë euro akuza për pastrim parash

Dhënie shtetin e pushtetin, drejtësinë e ekonominë me qira “Soros”

Trefishim të prodhimit të canabisit në vitin parazgjedhor sipas raportit të Guardias

“Xibraka” dosje kokaine akuzë të vëllait dhe emrave të bandave me lidhje të forta pushteti

Shtet “mondedi” një përpjekje parajse fiskale dhe penale për miliarda të grupeve jashtë e brenda vendit

“Toyota Yaris” një tavë politikanësh e njerëzish të drejtësisë në krim

Ministra në burg e të pandehur, asnjë pa çështje në hetim

Mbetjet kimike e toksike nga Durrësi, mijëra tonë ku dyshohet edhe droga mesele e brendshne

Projektet e BE për bujqësinë, dhjetëra milionë euro korrupsion hetuar nga OLAF fjetur deri tani nga SPAK

Ferma bitcoin

Kullat dhe investimet strategjike mikiarda euro me të dënuar e para të trafikut të drogës

Investimi në Sazan e Zvërnec ku Kongresi Amerikan kërkon hetim

Hapja e zyrës së DEA amerikane në Tiranë, si pasojë e shpërthimit tej çdo imagjinate të trafikut të kokainës

Koncensione qindra milionë euro në shëndetësi

Qendra refugjatësh, ujgurë, afganë, muxhahedinë, afrikanë, qindra milionë euro tenderat sekretë me doza të mëdha dyshimesh korruptive.

Oferta e “Rama” jashtë

Largimi mbi 1 milionë shqiptarëve nga vendi amë

Kryesim në tre ve det e para për krim të organizuar trafik droge pastrim parash

Vendi i dytë në Evropë pas Ndrangheta, të Mafias shqiptare, sipas raportit të Antimafias italiane

Forcim lidhjeve ku ai ka këshilltarë të paguar me njerëzit e akuzuar për lidhje me Sinaloa, kartelin meksikan të kokainës shënjestër kryesore e DEA..

Ndaj duhen në këto zgjedhje, dy “Shqipëri” në një kuti, si skedina e fundit Anti-Mafia, për të larguar qoftëlargun E.R….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here