Berisha dhe Rama ose Fjalëmbajturi dhe Fjalëpengu

0
128

Përballja elektorale 2025 është më e pazakonta dhe më e rëndësishmja në këto 35 vite post-diktaturë me tendenca rikthimi. Shqipëria është pakësuar në njerëz në prag asgjësimi me një nivel shpopullimi të frikshëm.

Qeveria në këto 12 vite është faktori kryesor i largimit. Edi Rama hodhi pesë lekë për të hyrë në vallen e Mafias në 2013, kërkonte bandat si mjeti i vetëm sipas tij, për të mundur Berishën dhe tashmë nuk del dot as me miliarda.

Ku gjendemi sot Fatos Nano socialisti liberal e ves-dashës nuk e pushtoi partinë e trashëguar puniste të kthyer në socialiste, me Krim të Organizuar.

Korrupsionin e ushqeu dhe konsumoi deri në majmëri në qeverisjen 8 vjeçare. Investimi i tij politik Edi Rama me apo pa porosi qëlloi fatkeqësi kombëtare.

Vit pas viti nga bashkia e Tiranës në qeveri Rama ndërtoi politikë të kriminalizuar dhe bëri ortakë kriminelë të politizuar. Socialistët e vjetër lidership, u bënë gjithnjë e më pak të rëndësishëm gjithnjë e më pak të dobishëm deri sa u kthyen në statistikë.

U zëvëndësuan me krerë bandash të cilët u zunë vendet në Parlament në pushtet vendor dhe poste të rëndësishme në rend, siguri, drejtësi.

Arsim e shëndetësi u bënë për rahmet. Në 3 mandate jemi në pikën ku Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare diktojnë vendimet politike, ekonomike, gjeopolitike të Ramës.

Ai nuk u thotë dot jo. Nuk mundet. Omerta vendos. Tokë dhe det i ktheu në plaçkë interesash për bordin mafioz ku merr pjesë. Ndrangheta dhe Sinaloa janë aksionerë në qeverinë shqiptare sot.

Soros një lebrozë për fatet e shoqërisë sonë është sëmundja e importuar po nga KM. Në magazinën e telefonave të kriptuar ka thesare tronditëse e bindëse për këtë inkriminim.

Kontratat kriminale për pastrim parash në miliarda e investime kokaine, bitcoin, call centera, ofshorë, e kanë kapur dhe eunukëzuar.

Këta janë grupet fjalën e të cilëve mban i detyruar dhunshëm. Janë së paku 10 dosje me miliarda euro ku lejuesi i përfitimeve të krimit është Edi Rama

Sali Berisha nuk është peng i askujt.

Ndëshkimi paligjshëm me arrest sot është një nga arsyet. Bandat kanë zero komunikim me të. Mafia dhe trafiku kokainës e shohin si prishës të kontratave që ata kanë ujdisur me Ramën.

Krijoi mandatin qeverisës model të pakonkurueshëm në ekonomi e sundim ligji 2005-2009. Ndërtoi ekip politik me emra me profile të forta politike. Nuk firmosi mandate për modele si Rroshi, Rraja, Ndoka, Çyrbja, as zgjodhi ministra me histori droge personale e familjare si Tahiri, Xhafa, Olsi.

Mbajti premtime përtej një partie si vizat, NATO, Rruga e Kombit. Doni të hetoni 21 janarin. Pyesni organiatorin Rama. Apo telefonuesit e ndkuesit Xhorxh Soros e Hillari Klinton nëpërmjet ambasadës, ashtu siç kabllogramet e publikuara flasin.

Njëlloj dhe për Gërdecin shkoni më tutje me hetime në tenderat në Departamentin e Mbrojtjes në USA. Sot përballja elektorale 2025, është mes ofertës Mbajtje Fjale për qytetarët Berisha dhe Peng Fjale i Mafias, Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here