Ish-i dënuari politik: Jemi akoma të përndjekur! Spartak Braho më dënoi me 15 vite burg”

0
41

Prej katër ditësh, gjashtë ish-të burgosur politikë, janë futur në grevë urie, pasi

Gjashtë ish-të burgosur politik që prej katër ditësh janë futur në një grevë urie, pasi sipas tyre nuk u janë paguar pensionet e veçanta dhe se vijojnë të jenë të përndrjekur nga politika shqiptare.

Një nga ish-të burgosurit, tha për Euronews Albania se u dënua me 15 vite burg nga Spartak Braho. Ai tha se do e vazhdojë grevën e urië deri në fund, deri sa të marrin pensionet shtetërore të veçanta.

Jam Agimi, i dënuar me 15 vite burg nga Spartak Braho. I bëj thirrje të gjithë të burgosurve politik, sidomos atyre që kanë pasur baballarët nëpër burgje, që u vinin me çanta në krahë, që të vinë e të na përkrahin që zëri jonë të dëgjohet. Se ndryshe zëri jonë nuk do dëgjohet kurrë. Ne jemi edhe grevistët e 2012 kur kemi parë shokun tonë që u dogj në mes të Tiranës. Ne nuk jemi as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike, ne jemi demokrat të vërtetë që nuk kthehemi si kameleon.

Ne duam pensione shtetërore të veçanta, ato duam dhe punën e papaguar dhe shtëpinë tonë që do të marri Erion Veliaj e ta bëjë Shtëpi Kulture. Unë marr 1600 lekë pension, nusen e kam pa punë. Nga këtu nuk dal gjallë. Greva e urisë nuk ka për të përfunduar. Kur e nisëm ishim 6 persona, po ne të 6 jemi, ne po e bëjmë thirrjen për të gjithë. Unë u dënova 15 vite burg për tentativë arratisje dhe propagandë kundër qeverisë. Ne akoma jemi të përndjekur. Jam përndjekur që në 85, më kapi amnistia dhe dola”,-tha ish-i burgosuri politik”,-tha ish- i përndjekuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here