Përfitoi 21 transaksione nga shteti”/ Vata: Nëse do hetohej Agron Malaj, sot do kishim zgjedhje të reja në Mat!

0
29

Kryetarja e PD, Dega Mat, Denisa Vata ka akuzuar kryebashkiakun e këtij qyteti, Agron Malaj se ka favorizuar të vëllain, Fatos Malaj në shfrytëzimin e HEC-eve dhe përdorimin e fondit pyjor kullosor në administrim të Bashkisë Mat.

Sipas Vatës, përgjatë periudhës kohore 2015-2018, kryebashkiaku Malaj ka perfituar 21 transaksione nga institucionet shteterore përmes kompanisë së themeluar nga ai vetë, dhe që më pas ia ka kaluar vëllajt të tij Fatos Malaj.

Nga Rruga e Shpresës në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të demokratëve, Sali Berisha, Vata e akuzoi Malajn për konflikt të hapur interesi dhe në shpërdorim detyre, ndërsa shton se vajtja në SPAK e tij për ‘llogaridhënie’ bëhet për shoë.Sipas Vatës, nëse Malaj do hetohej siç duhej, sot matjanët dos të kishin zgjedhje të reja pa Agron Malajn kryetar bashkie.

DEKLARATA E KRYETARES SE PD MAT

"Përfitoi 21 transaksione nga shteti"/ Vata: Nëse do hetohej

Një vit më parë Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një kallzim kundër kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Më në fund Prokuroria e Posacme e thirri Maljan por askush në Mat nuk është impresionuar. Kryebashkiaku i Rilindjes thotë se i ka rregulluar punët me SPAK dhe paraqitet sa për të ‘bërë detyrën’.

Edhe po e pa ngushtë, Agron Malaj do “të sëmuret” si Jurgis Çyrbja dhe do të japë dorëhehqjen, në mënyrë që spak t’ia kalojë dosjen e tij prokurorisë së qarkut Dibër në mënyrë që t’i shpëtojë dënimit.

Matjanëve u duhet zbradhja e së vërtetës dhe vënia para përgjegjësië së abuzuesve me taksat e tyre.

Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike për këto shkelje dhe po ia rifreskojmë kujtesën si atij ashtu edhe SPAK:

Kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në  favor të  familjarë ve të  tij.

Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te pakten pesë shoqërive tregtare.

1-GLOBAL SECURITY shpk ku aksioner ka qenëvetë kryebashkiaku Agron Malaj deri 15 Nëntor 2019, ditë kur ai shiti 50% të aksioneve në favor të vëllait dhe ky ifundit u bë ortak i vetëm i shoqërisë.

Me ardhjen e PS në pushtet, Global Security, gjatëviteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej360 transaksioneve nga Bordi i Kullimit Diber – Mat, Spitali Mat, Prokuroria e Rrethit Mat, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Bashkia Tiranë, Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë etj, edhe për procedura jo tëhapura, por me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

2-TRAJA&MADHESH sh.p.k.

Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz kan protestiar para Bashkise Mat me pretendimin se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqeria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

Malaj pretendon se nuk ka nënshkruar asgjë  favor të vëllait. Ky dokument .. me firmën e Agron Malaj është një tjeter fakt ku i jep akses edhe kompanisë së vëllait të tij për përdorim të fondit pyjor kullosor në administrim të bashkisë Mat

Fillimisht Agron Malaj në ushtrimin e funksioneve të tij ka shkelur ligjin dhe konkretisht me Vendim nr 67 datë 08.07.2022 të Këshillit të bashkisë Mat i cili bën fjalë për dhenien në përdorim të sipërfaqieve të fondit pyjor kullusor në pronësi të bashkisë Mat, për ndërtimin e HEC/ve, ku  një ndër subjektet fituese rezulton të jetë dhe vëllai i Kryetarit të bashkisë Mat Zoti Fatos Malaj, drejtues ligjor i subjektit “ARM ALBANIA”, shkelja konsiston në faktin se të gjitha relacionet dhe projekt vendimet janë paraqitur dhe nënshkruar nga Kryetari i bashkisë Mat, për vëllain e tij, cka përbën shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, dhe konsumimin e vepres penale të “Shprëdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3. Shoqeria e trete “Arm  Apbania shpk” pronar rezulton Fatos Malaj me 100% te kapitalit nga viti 2015-2018 ka perfituar 21 transaksione nga institucionet shteterore.Kompania ARMeshte kompani e themeluar nga vet Agron Malaj dhe me pas ja ka kaluar vellajt te tij Fatos Malaj dhe nuk mundet qe te perfitojn kontrata publike.Pra ka perfituar kontata ne shkelje te ligjit sepse eshte kompani e themeluar nga vet kryebashkiaku Agron Malaj dhe tashme ne pronesi te vellajt te tij Fatos Malaj

4-ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.

5-La Brisa sh.p.k. hotel luksoz  në Dhërmi

Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:

-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?

-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?

-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?

Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?

Cfare lidhje ka vellaj i Agron Malaj me Drejtorin e UKT Tirane z.Elvin Tivari qe nderton hotel ne Dhermi “La Brisa “

Si ka mundesi qe per 3 muaj fitimet e La Brisa jan 1,8 mln euro.A mos eshte bere Pastrim parash?

Pse pas arrestimit te drejtoreve te kompanise 5D ,edhe sot e kesaj dite nuk dorzohen pasqyrat financiare te Hotel La Brisa

Dhe me e renda.

Pse tek vendimi i Shoqerise “La Brisa” me seli ne Dhermi eshte marr ne adresen e Bashkise se Tiranes ,e denincuar nga Partia Demokratike me ane te Avokates Adriana Kalaja dhe e depozituar ne SPAK ne korrik 2024.Cpune ka “La Brisa “ me bashkine e Tiranes?

Pse SPAK nuk vepron sipas kallzimeve te bera nga Partia Demokratike ne Nentor 2023 dhe Korrik 2024,ku sipas dy kallzimeverezulton se ortak faltik si HEC ,si te gjitha kompanite ne emer te Fatos Malaj ,perfshire dhe “La Brisha “ShPK eshte vet kryebashkiaku i Mati Agron Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here