Ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryetari socialist i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci do të ndalojë shkodranët të parkojnë falas në rrugë
Postimi:
Zhvatja e shkodranëve nga kryebashkiaku i emëruar prej bandave kriminale nuk ka të ndalur.
Pas rritjes së çmimit të ujit, pa sjellë asnjë përmirësim në shërbim, pas rritjes në maksimum të disa tarifave të tjera kryesisht për biznesin, pa asnjë kriter e pa ofruar asgjë, Benet Beci do të ndalojë shkodranët të parkojnë falas në rrugë.