Gjekmarkaj: Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant

0
9

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë e cila la në qeli deputetin demokrat Ervin Salianji, vetëm se ky denoncoi publikisht vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si trafikant droge të dënuar në Itali.

Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj thekson se ‘drejtësia ka vdekur dhe politika ka mbirë mbi këtë kadaver si kërpudhë helmuese’.

‘Në asnjë rast në këto 34 vite tranzicion nuk ka pasur asnjë vendim gjykate që ka dënuar me burg edhe kur kallzimet kanë qënë të rreme. Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant’, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

Nëse ndokush nuk ka mësuar nga precedenti i paprecedent i gjykimit, e rrëmbimit të Salianjit nga jeta politike, do të thotë që s’do di të ruhet nga grabitja, nga goditja që mund ti bjerë si rrufe në ditë me diell në shtëpi të vet, në familje të vet, në pragun që po i troket

Të nderuar miq, të nderuar shqiptarë, të moçmit tanë ironizonin vetveten e thonin “çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Nuk më çudisin tre javët apo tre muajt burg të Salianjit, me çudit që urrjetja e frika e pushtetit nuk ngopet.

Gjykatat tona bëjnë mirë të vijnë të paraqesin kandidaturat e të votohen në popull se drejtësia ka vdekur, politika ka mbirë mbi këtë kadaver si kërpudhë helmuese.

Do ishte më pak hipokrite të merrnin ca vota së paku.

Në asnjë rast në këto 34 vite tranzicion nuk ka pasur asnjë vendim gjykate që ka dënuar me burg edhe kur kallzimet kanë qënë të rreme. Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant.

Trafikanti po gjerb kafenë ndoshta diku në lokalin e vet e darkave sheh vëllain ish ministër se si i tregon udhën e drejtë drejtësisë që po i rri drejt gatitu atij vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here