Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

0
22

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Ish-deputeti i Partisë Demokratike do të mbetet në burg për pjesën tjetër të dënimit që ishte një vit, për shkak të akuzës për kallëzim të rremë në lidhje me vëllain e Fatmir Xhafajt. Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho, duke folur për mediat pas përfundimit të seancës së 9 tetorit tregoi edhe detaje në lidhje me mënyrën se si ish-deputeti i PD po përballon burgimin.

“Salianji është i qetë. Zgjodhi vetë të dorëzohej. Të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë pretendojmë pezullimin e vendimit të Apelit”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here