Manjani: Rama po shkon drejt legalizimit të korrupsionit

0
1

Avokati Ylli Manjani, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po shkon drejt legalizimit të korrupsionit.

ftuar në  Syri TV, Manjani vuri theksin edhe tek një tjetër fenomen i qeverisë Rama, atë të zëvendësimit të ligjeve me plane masash. Sipas avokatit të njohur, kjo gjë ka ndodhur vetëm në Gjermaninë e Hitlerit.

Nuk ka më korrupsion në nivel zyrtari dhe ministri, por tashmë e legalizon me ligj dhe do të vijë një moment që nuk ka çfarë ti thotë askush, sepse korrupsioni është i legalizuar”, tha Manajni.

Deklarata e plotë:

Unë dëgjova Edi Ramën, kryeministrin që na përfaqëson.

Si nuk i binte një fjalë në tokë këtij njeriut në Luksemburg, me teza publike, politike, të tilla që Zhak Delori atje në varr, të duket një hiç përballë fjalimit, tezave të jashtëzakonshme, të kuruara dhe ky njeri sa e lë atë bisedë, merr telefonin dhe jep urdhër që në vendin e vet të bëhet katastrofa e radhës.

Si ka mundësi që e pranojmë ne këtë njeri, si e pranojmë ne këtë standard politik. Çfarë ti kërkoj Europës unë, kur kryeministri i vendit tim, thotë krejt gjë tjetër atje për korrupsionin, zhvillimin, projektet e mëdha dhe vjen këtu e i këput ca leje kullash.

E di çfarë vendimi ka marrë? Çdo ndërtesë mbi 3 kate duhet të japë leje Edi Rama, nuk ka më bashki në këtë vend, duhet ta japë lejen Edi Rama.

Flet për ligjet e drejtësinë, kur kjo drejtësi për të cilën ai flet, ka burgosur opozitën. Pronarë fiktivë, kallëzim publik i rremë, janë terma që i shpik drejtësia, kontakt i papërshtatshëm, futja kot. Kap e fut në burg.

E dini cilësinë e ligjeve në parlamentin e Shqipërisë? Janë në Gjermaninë hitleriane. Gjermania e Hitlerit, zëvendësoi normat me plane masash.

Nuk ka më korrupsion në nivel zyrtari dhe ministri, por tashmë e legalizon me ligj dhe do të vijë një moment që nuk ka çfarë ti thotë askush, sepse korrupsioni është i legalizuar.

Këtë po bën për shkak të ligjeve personale, ose individuale. Ligjet që quhen plane masash dhe kur ligjet bëhen masa konkrete dhe përmbysin normat, bie rendi kushtetues dhe forcohet autokrati, ai që merr masa, gjen zgjidhje.

E keni vënë re që shteti është në emergjencë për çdo gjë. Kjo është fiks tipike e shtetit Hitlerian, ti vendos ligje për zgjidhjen e masave konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here