Sadushi po bën puç kushtetues”/ PD: Vendimi i tij rrezik për mbi 500 mijë familje në procesin e legalizimit

0
34

Koordinatori Rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka akuzuar kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi se ka kryer puç kushtetues, ku sipas tij, ai ka ligjëruar pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit që kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Balliu tha se ky vendim i Sadushit bie në kundërshtim me atë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit nuk legjitimohen që të kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale të mbi 500 mijë familjeve, por pronarët e shpronësuar mund t’i drejtohen Gjykatës vetëm për të kundërshtuar vlerën e shpronësimit të pronës së tyre.

Në emër të Partisë Demokratike, Balliu i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të neutralizoje këtë puç kushtetues të Gjykates se Larte dhe te shfuqizojë vendimin, pasi sipas tij, ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe antiligjor për mbi 500 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga ky proces.

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU

Partia Demokratike e Shqipërisë, në një deklaratë të mëhershme ka theksuar kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Lartë për të udhëzuar gjykatat administrative që do të shqyrtohej në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ.

Por, Gjykata e Lartë, e urdheruar nga pushteti, me në krye Sadushin me grusht në ballë, nuk lejoi qe kjo gjykate te veproje ne zbatim te Vendimit Nr. 35 te Gjykates Kushtetuese.

Sadushi ka votuar njëherë kundra vendimit Nr. 35 te Gjykates Kushtetuese ne cilesine e anëtarit të saj, ne pakice, ne kohen e miratimit. Ne pozicionin e tanishem me vendimin Nr. 357, datë 19.09.2024 te kesaj gjykate, dhene në çështjen administrative Nr. 31003-00082-00-2017 ai ka kryer puç kushtetues ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ai ka ligjëruar pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit që kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit, në kundërshtim me Vendimin Nr. 35, datë 10.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit nuk legjitimohen që të kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale të mbi 500 mijë familjeve, por pronarët e shpronësuar mund t’i drejtohen Gjykatës vetëm për të kundërshtuar vlerën e shpronësimit të pronës së tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të neutralizoje kete puc kushtetues te Gjykates se Larte dhe te shfuqizojë vendimin Nr. 357, datë 19.09.2024, në çështjen administrative Nr. 31003-00082-00-2017 të Gjykatës së Lartë. Ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe antiligjor për mbi 500 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga ky proces.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here