Berisha: Nesër në orën 11:00 të gjithë te bashkia, kundër hajdutit të fondeve e pasurive publike

0
41
  • Lideri demokrat Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin e sotëm u ndal dhe tek protesta e nesërme, teksa ju bëri thirrje qytetarëve që nesër në orën 11:00 t’I bashkohen opozitës para bashkisë Tiranë.

Garantoj shqiptarët se këta qeveritarë hajdutë që janë bërë me prona dhe vila si sheikët, që kanë vendosur pasuri pasuri në të katërta anët e planetit do ndiqen kudo që të jenë.

Pasuritë e hajdutëve do u kthehen shqiptarëve!

Paratë e vjedhura do u kthehen shqiptarëve!

Vilat luksoze do u kthehen shqiptarëve!

Fara e tyre do përballet me ligjin dhe vetëm ligjin.

Ndaj edhe ju ftoj nesër në ora 11 të gjithë te bashkia të vazhdojmë betejën tonë kundër modelit më të sëhmtuar të hajdutit dhe fondeve të pasurive publike pas Edi Ramës, njeriut që grabit me tenderat e tij dhe rrethit të tij 100%.

Njeriut, që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Njeriut, që ka vjedhur për një pisë 6800 euro, 60 pensione për një rrënjë pishë dhe ato nuk ekzistojnë më.

Ndaj edhe, nesër të kapet për zverku, të nxirret nga bashkia, të varet publikisht në shtyllën e turpit të historisë.

Është radha, jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here