Deputetët e PD përplasen me gardistët per te hyre ne Kuvend per te ushtruar detyren

0
67

Efektivët e Gardës me urdhër të kryeparlamentares Elisa Spiropali kanë ndaluar deputetët e Partisë Demokratike që të futen në seancën e sotme plenare.

Kjo ka sjellë që deputetët menjëherë sapo kanë mbërritur në oborrin e Kuvendit të përplasen me gardistët, teksa e kanë patur të pamundur të futen, pasi vlen të theksohet fakti se socialistët kanë dyfishuar numrin e gardistëve nga hera e fundit, si dhe kan/ rrethuar godinën e Kuvendit me kangjella.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda Kuvendit deputetët të cilët nuk janë përjashtuar.

Ndërkohë, socialistët janë futur në Kuvend 90 minuta para nga frika e përplasjes me deputetët e opozitës.

Në seancën e sotme plenare është programuar që të zhvillohet interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj, si dhe raportimi i raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Po ashtu, mazhoranca pritet të miratojë edhe ndryshimet në ligjin  “Për shërbimin veterinar” dhe Për lejet e mjedisit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here