Intervista/ Berish tregon 77 format e mosbindjes civile

0
12

Ish-kryeministri Sali Berisha, aktulisht kreu i PD ishte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ku foli për aktualitetin politik por dhe për aksionin opozitar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se është folur për 77 mënyra të mosbindjes civile, Berisha tha se për të gjitha mënyrat do të ketë vendimmarrje të veçantë.

Ai deklaroi se deputetët e opozitës deri më sot janë përballur me krenari me të keqen.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Opozita ka nisur mosbindjen civile duke bllokuar parlamentin siç ndodhi sot dhe duke protestuar siç veproi në 7 tetor. Por të dyja këto aksione ne i kemi parë me dhjetëra herë në 11 vitet që PD është në opozite; Si do t’i imponohet opozita Kryeministrit Edi Rama për të krijuar qeverinë teknike?

Berisha: Opozita me qendrimet e saj proteston ndaj një parlamenti që nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, por funksionon si strofull banditësh. Në këtë kontekst ajo që ndodh në parlament u them qytetarëve shqiptarë se është thjeshtë pasojë e flakëve që i futen parlamentin dhe Kushtetuës, Edi Rama dhe anrkoqeveria dunke e shndërruar Kushtetutën në narkoskushtetutë. Opozita po lufton për çdo qytetar shqiptar.

Borakaj: Ju keni folur për 77 mënyra të mosbindjes civile, përfshirë këtu greva dhe ngujime. A do të ngujohen deputetët e opozitës?

Berisha: Në teori janë 77 mënyra, për secilën do ketë vendime përkatëse. Deputetët e opozitës po zhvillojnë një betejë epike. De Facto ata kanë asgjesuar parlamentin e krimit dhe drogës. Sot në një akt të paprecedentë, parlamenti ishte për të folur kryetari KLSH, institucioni i vetëm që për hir të së vërtetës ka ushtruar të drejtat e tij ligjore, dhe ka konstatuar se në 1 vit kjo mazhorancë vjedh të paktën 930 milionë euro. Po të kemi parasysh se fondi i përgjithshëm i pagave është 800 milionë euro, këta vjedhin 110% të rrogave. Kështu që ky kryetar i KLSH sot do të informonte shqiptarët lidhr me veprimtarinë e institucionit Kushtetues, kundër të cilit Rama dhe mafia shtetërore po bëjnë një betejë antiligjore. Ndonëe një qytetar i vetëm nuk dëgjoi raportin e KLSh narkomazhoranca votoi në verbëri rezolutën që cenon kompetecat kushtetuese të ëktij kontrolli. Filloi luftën për të mbyllur çdo shteg në betejën kundër korruopsionit. /Vizionplus.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here