Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks

0
16

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi deklaron se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë. Ai shprehet më tej se polici i vendosi pistoletën në gjoks dhe më pas e shtyu.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra… nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi

Akuza ngriti edhe Gaz Bardhi, duke thënë se dy deputetët e PD-së Nallbatin dhe Baçin janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.

“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here