Nga Basir Çollaku
Pistoletë kundër deputetëve. Mafia të vret kur prek asetet e saj. E siç thuhet, çdo diktaturë është e fortë, deri dy orë para se të shembet. Policia pushton mjediset e Kuvendit, me një paligjshmëri ekstreme. Salla gjendej e zaptuar nga policë e gardistë më shume se deputetë. Të zgjedhurit nuk janë boksierë të përleshen me garden për të bërë detyrën e përfaqësimit.
Dora në armë duke dhënë mesahe kanosjeje për deputetët Baçi e Nallbati në përballjen me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, është krim i hapur. Nëse do kishim ligjet amerikane qytetarët do merrnin armët me vete siç ngjau në USA në kohën e Pandemisë në Miçigan dhe guvernatori ve dosi ndryshe nga sa kishte menduar para mmbledhjes. Pasi ka përjashtuar 24 deputetë doganierja e Kuvendit nuk lejon hyrjen në seancë të deputetëve pa masë. Kontrolli alla gestapo ndodh në sallë. Dhunë ndaj deputetëve. Vija e kuqe u kalua. Militantë me uniformë vënë dorën në armë publikisht para kamerave, duke kërcënuar deputetët e PD.
Kë po mbrojnë me luftë? Nga kush? Kush i urdhëron? Ministri i brendshëm, inspektori enverist Hoxha, person në hetim për ndere bandash tërsëllen si të ishte në bahçen e tij.