Një skandal i parecedent është regjistruar në përfundim të seancës së sotme plenare.
Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit janë futur në oborrin e Kuvendit dhe kanë dhunuar deputetët e Partisë Demnokratike.
Jo vetëm kaq, por njëri prej efektivëve ka nxjerrë dhe armën e shërbimit duke kërcënuar dy deputetë të PD-së, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. Kjo situatë ka tensionuar edhe më shumë situatën, ku ka sjellë përplasje fizike mes deputetëve dhe policëve.
Gazment Bardhi e tregoi këtë moment dhe me video, teksa sipas tij, kjo është komplet në shkelje të ligjit.
“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.Kjo situatë ndodhi, pasi një grup protestuesish tentuan të futeshin në oborrin e Kuvendit, por janë ndaluar që tek dera me forcë nga Policia dhe Garda.