Grupi i PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën, Genc Gjonçajn dhe punonjësit e Gardës

0
67

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje.

Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.

I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”.

Gjithashtu Grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës.

Ata janë kallëzuar në SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here