Oksigjeni mjekësor blihet 4-fish, PD: SPAK të hetojë

0
61

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal korruptiv të qeverisë Rama.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se oksigjeni mjekësor në Shqipëri blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni.

PD deklaron se oksigjeni mjekësor, i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale, shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.

“Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konkurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.”– deklaron Vangjeli.

Bëhet fjalë për kompanitë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Image

Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar në total 106 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 4,847,040,382 lek ose 48.4 milionë euro dhe Messer Albagaz shpk ka fituar në total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Image

Vangjeli thekson se mediat kanë identifikuar disa herë se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni.

“Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh:

Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit.– deklaron Vangjeli.

Image

 

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë monopolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here