Mashtrimet e Pjerin Ndreut/ Familjet lezhjane të pastreha edhe 5 vite pas tërmetit

Shtatë familje të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë kanë pesë vite pa çati mbi krye. Pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ u shemb tre vite më pare, por nuk është rindërtuar. Bashkia e Lezhës është në pritje të financimit nga qeveria, ndërkohë që familjet e pastreha marrin bonusin e qirasë.

Lezha ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. Në këtë qark u raportuan qindra familje të pastreha, mes të cilave edhe banorët e një pallati tre katësh në qendër të qytetit. Dëmtimi i pallatit 71 në lagjen ‘Besëlidhja’ (ose siç njihet ndryshe dhe Pallati te BKT) rreth pesë vite më parë la shtatë familje të pastreha.

Asokohe, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu premtoi rindërtimin e pallatit.

Fakt
Ky është viti i katërt që Faktoje verifikon ‘fatin’ e pallatit 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Lezhë. Objekti u shemb tre vite më parë por rindërtimi nuk ka nisur ende.

Lezhë, 15 tetor 2024

Familjet e pastreha vijojnë të marrin bonusin e qirasë. Por rreth pesë vite pas tërmetit tragjik, Bashkia nuk është në gjendje të japë një afat mbi fillimin e punimeve. Shkak për këtë situatë është mungesa e financimit.

“Bashkia Lezhë ka bërë kërkesë për financim për ndërtimin e këtij objekti me qëllim sigurimin e strehimit për banorët e prekur nga tërmeti dhe jemi në pritje të financimit.”, pohon Bashkia e Lezhës.

Alfrida Marku, anëtare e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Lezhës thotë se në Lezhë janë gjithsej 53 familje të pastreha pas tërmetit.

“Për 53 familje në Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të tyre. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen, Bashkia Lezhë ka pezulluar, pa asnjë shkak, gjatë vitit 2023, fondin prej 2 miliardë lekë të akorduar për rindërtimin.”, pohon Marku.

Në total, “mbi 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë, deri më sot, për procesin e rindërtimit, por përkunder çdo logjike menaxhimi, këto fonde nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur situatën e familjeve që vuajtën pasojat e tërmetit.”, përfundon ajo.

Cfarë ndodhi?
Rindërtimi i pallatit 71 në Lezhë u mor përsipër nga Fondacioni Firdeus, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Bashkinë e Lezhës. Palët nuk gjetën dakordësi. Bashkia thotë se Fondacioni u tërhoq nga financimi por pa dhënë arsyet.

Ne ju drejtuam Fondacionit Firdeus dhe drejtuesit Elvis Naçi për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

Përfundim
Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, do ta kategorizojmë të pambajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët./ Faktoje.al

Mashtrimet e Pjerin Ndreut/ Familjet lezhjane të pastreha edhe 5 vite pas tërmetit

Fajin për varfërinë e një vendi e

Mashtrimet e Pjerin Ndreut/ Familjet lezhjane të pastreha edhe 5 vite pas tërmetit

Berisha: Erion Veliaj, ky hajdut i tmerrshëm

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko