Aksioni, shfaqje e turpshme e policisë/ Noka: Pasi Rama nuk likuidoi dot PD, kërkon të likujdojë PL-në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ndalimit të turpshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Nokës, pasi nuk likuidoi dot PD-në, Edi Rama ka vendosur që të likujdojë Partinë e Lirisë. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndalimi i Ilir Metës është një shfaqje e turpshme e policisë.

Reagimi i Flamur Nokës

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror.

E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.

Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe Rama kërkon që shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë.

Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht.

Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë.

Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

Share it :