Arrestimi i Metës/ Berisha: Akt burracak i Ramës, dëshmoi se në shpirtin e tij s’ka asnjë dallim nga i ati xhelat që vari Havzi Nelën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e dhunshëm dhe të paprecedent të kreut të PL-së, Ilir Meta, një akt burracak të kryeministrit Edi Rama.

Arrestimi i Metës, akt burracak i Ramës, dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që vari Havzi Nelën’, theksoi Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Berisha: Mirëmbrëma z.Noka, zotërinj drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të kësaj kryesie, demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare kudo që jeni. Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.

Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik. Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit

Share it :