Arrestimi i Metës, Blushi: U ushtrua dhunë fizike ndaj tij

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shprehur se ish-presidenti Ilir Meta duhet të ishte me imunitet dhe të mbrohej nga Garda.

Por, sipas tij, Ilir Meta u “rrëmbye nga dhjetëra kriminelë me uniformë”.Në një konferencë për mediat, Blushi shtoi se ndaj Presidentit të PL-së u ushtrua dhunë fizike në momentin kur u vendos në pranga.Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist të pashembullt.

Sot në bashkëpunim me forcat, apo kriminalet nënuniformë, kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin.

Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë.

Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm.

Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë.

Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës”, tha Blushi.

Share it :