Arrestimi i Metës/ Vasili: U rrëmbye nga gangsterë, qëllimi i vetëm është asgjësimi i opozitës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reagur lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta ditën e sotme, pak para se të mbërrinte në selinë e kësaj partie.

Vasili shkruan se Rrëmbimi prej gangsteresh i Ilir Metës është varrosja përfundimtare e demokracisë dhe ligjit, dhe drejtësia është e marrë peng nga narkomafia nuk vepron.Vasili: Rrëmbimi prej gangsteresh i Ilir Metes është varrosja përfundimtare e demokracisë dhe ligjit.
Horrat, qe kane vjedhur qindra milion euro me inceneratorë, koncesione e tendera janë rrugëve sepse drejtësia e marre peng nga narkomafia nuk vepron.Ndërsa Ilir Meta qe ka mbrojtur e sakrifikuar per Kushtetutën, ligjin dhe kufijte e Shqipërisë është sot i sulmuar nga pushteti i zi i rilindjes qe urren ligjin dhe demokracine. Qëllimi i vetëm eshte asgjesimi i opozites e cila ka trembur keqas Ramen dhe banden e tij. Ky eshte qellim totalisht i deshtuar dhe Ilir Meta do te triumfoje si gjithmone sepse nje patriot si ai nuk mposhtet dot kurre

Share it :