Boçi: Pamjet e xhiruara sot me regji kërkojnë të instalojnë frikën e regjimit

Nënkrytetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar për arrestimin e Presidentit të PL, Ilir Meta.

Boçi shprehet se pamjet e xhiruara me regji sot dhe të transmetuara, kërkojnë të instalojnë frikën e padrejtësisë e të regjimit dhe jo të vendosin drejtësi.

Për Boçin, rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është e poshtër dhe e gabuar, një film që sipas tij është parë në diktaturë.

Reagimi i plotë:

Rama, njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të cilin as në ëndërr nuk e kish parë, e arreston sot me dhunë me cerberët e tij të portave të pushtetit.

Më thoni tani cili është “krimineli”?!

Dante MOSMIRËNJOHËSIN e vendoste në rrethin e 9-të ferrit.

Ndërsa SPAK (të na falë Dante për paralelizmin rrethanor) mosmirënjohësin epik Ramë, themeluesin e narko-shtetit shqiptar, të kapur me krim zgjedhor e korrupsion masiv, e mban mentor dhe Kryeministër.

Ndërsa Drejtësia e pretenduar sot është barazuar me dhunën, ndërkohë që duhet të jetë thjesht ligj.

Arrestimet në një drejtësi të drejtë nuk janë marrje nëpër këmbë e dinjitetit të atij që akuzohet.

Një drejtësi që i trajton bandat e banditët që kanë zbrazur Shqipërinë si engjëj dhe të tjerët si djaj, është drejtësi inkuizitore.

Sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione!!!??

Pamjet e xhiruara me regji sot dhe të transmetuara kërkojnë të instalojnë frikën e padrejtësisë e të regjimit dhe jo të vendosin drejtësi.

Rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është rrugë e poshtër dhe e gabuar, një film i parë para ‘90.

Përgjigjen ndaj saj e ka gdhendur historia.

Çdo përsërtitje e saj me rivendosje diktature, kërkon dhe përsëritjen e përmbysjes.

Share it :