Haxhiu: Banditizëm i policisë! Drejtësia selektive po lë një autokraci politike! SPAK po arreston vetëm liderët e opozitës

ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Baton Haxhiu ka folur për arrestimin e dhunshëm dhe të paprecedent gjatë ditës së sotme të Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Sipas Haxhiut, drejtësia selektive është më keq se padrejtësia, pasi edhe nqs SPAK ka dokumentacion për këto krime që përmenden por nuk mundet drejtësia selektive të dënojë vetëm opozitën, dy drejtues të opozitës ose dy liderët e opozitës në një moment para zgjedhjeve.Kjo drejtësi selektive është problematike. Si qytetar i këtij vendi po më vjen turp që ky banditizëm i policisë është i pajustifikueshëm’, u shpreh Haxhiu

Haxhiu: Çfarë të them. Realisht kur e sheh  një pamje të tillë është për të ardhur keq. Mundohesh të justifikosh se nuk e kemi një polici të tillë që është e vrazhdë pa shije dhe jo profesionale. Nuk ka shije profesionale. Nuk kanë shije janë shumë keq. Është për të ardhur keq. Përgjegjësia e parë është për personin e parë të policisë që ka dërguar një ekip të tillë për të vrazhdësuar një ndalje ose arrestim. Kjo është sa i përket pamjeve.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *