Ndonëse me ritme më të ngadalësuara, mijëra shqiptarë po synojnë që të emigrojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se për janar-korrik ka pasur gjithsej 4310 aplikime nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me 21%
Mesatarisht çdo muaj ka 500-600 aplikime për azil.
Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet për azil, me 1330 aplikime, e ndjekur nga Italia (1065), Gjermania (910), Greqia (615) dhe Belgjika 225. Në 7 muajt e parë të vitit ka pasur 95 aplikime për azil edhe në Irlandë, ndërsa në Suedi 35.
Ndërsa aplikimet për azil janë në rënie, në disa shtete, individët po tentojnë të ikin përmes lejeve të punësimit, që është e pamatshme në kohë reale. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.
.