Mungojnë edhe dy të tjerë/ Berisha: Ja kush jane me te votuarit e Partise se Krimit ne Durres

Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, një nga deputetët më të votuar në Durrës nga Partia Socialiste, zbuloi edhe njëherë përmasat e manipulimit zgjedhor në vend.

Krimi i organizuar e kishte caktuar Çyrbjen në vend të sigurt në listë dhe krimi i organizuar i kishte mbledhur votat për të.Përmasat e masakrës zgjedhore kanë qenë veçanërisht të dukshme në qarkun e Durrësit.Në pranga deri tani kanë rënë dy nga deputetët më të votuar, Jurgis Çyrbja dhe Lefter Koka. Ndërkohë që Rrahman Rraja ka hequr dorë nga mandati. Kurse ish-kryebashkiaku Vangjush Dako u arrestua dhe po hetohet për të paktën dy dosje.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një fotomontazh, ku tregohen të gjithë personazhet e krimit zgjedhor në Durrës.

“Të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës!

P.s. mungojnë dy të tjerë: Sako dhe Çela!” shkruan Berisha.

Share it :